Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrov – Eskobar: Lidershipi i treguar dhe angazhimi në procesin reformues të validohen me fillim të negociatave me BE-në

Shkup, 6 dhjetor – Perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit si qëllim i përbashkët strategjik, si dhe gjendjet aktuale në atë kontekst, ishin tema të bisedës në takimin e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar, i cili po qëndron për vizitë pune në vend me zëvendëskryeminsitrin e angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.

Siç kumtoi SÇE, zëvendëskryeministri Dimitrov e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj integrimeve evropiane të vendit, partneritetit dhe aleancës në përballje me sfidat globale si shprehje të vlerave të përbashkëta.

“Ndajmë vizion të njejtë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit dhe mbështetjen e SHBA-së si partnere dhe aleate e jona çdoherë ka qenë forcë shtytëse e proceseve. Fillimi i negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut do të shënojë rrumbullakësimin e një kapitulli në përmbushjen e qëllimit të përbashkët strategjik dhe krijimin e momentumit të ri për të ardhmen evropiane të rajonit si garantuese e stabilitetit dhe demokracisë. Duke i tejkaluar sfidat aktuale, do të mund të kahëzohemi drejt avancimit të vlerave të ndara dhe thellimit të partneritetit në atë pikëpamje”, theksoi Dimitrov në takim.

Eskobar, ceket në kumtesë, e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si aleate e NATO-s në sigurimin e sigurisë rajonale dhe promovimin e vlerave euroatlantike, me ç’rast e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës si shtyllë e paqes dhe sigurisë në rajon.

“Lidershipi i treguar dhe angazhimet në procesin reformues duhet të validohen me përparim të merituar në integrimet evropiane të vendit, përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në procesin e negociatave”, theksoi Eskobari.

Related posts

Bekteshi: Jemi të interesuar për krijimin e gazsjellësit Petriç-Strumicë

D V

Kyuchyuk: Historia është pjesë përbërëse e procesit të negociatave

Xh M

Në Krushevë dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 20 metra

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More