Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrievski porosi Kovaçevskit: Distancohu nga qëndrimet e udhëheqësisë së deritanishme

Shkup, 16 dhjetor – Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, ka dërguar porosi deri te kryetari i ri i LSDM-së, njëherit dhe kryeministër i ardhshëm i shtetit, Dimitar Kovaçevski, që i njejti të distancohet nga qëndrimet e mëparshme të partisë, informon Zhurnal.

 

Ai në TV Telma lidhur me atë nëse do të pranonte pozitë të re në parti apo në pushtetin qendror nëse i ofrohet, ai u shpreh:

“Unë nuk veproj që të fitoj një funksion publik apo politik por veproj në interes të qytetarëve dhe shtetit. Interesi im politik është shumë më i madh lidhur me interesin shtetëror dhe publik se sa në pozita politike. Do të pres distancim të të gjitha qëndrimeve në parti. Ne nuk mund të manipulojmë me qytetarët. Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët dhe t’u sqarojmë pse shteti ynë 30 vite po stagnon në një vend, ndërsa partitë politike luajnë ping pong me problemet në anë të majtë dhe të djathtë.

Dimitrievski ishte në përplasje me udhëheqësinë e mëparshme dhe në zgjedhjet lokale doli si kandidat i pavarur për kryetar komune. Përshkak kësaj ai u përjashtua nga partia, por deklaroi se ky vendim nuk është sipas statutit të partisë dhe vazhdon të qëndrojë anëtar i LSDM-së.//Zhurnal.mk

Related posts

Një rast i dyshuar me Covid në Kërçovë, shkollat: Respektojmë në tërësi protokollet

D V

Hekuran Duka në fund të mandatit “zgjohet nga gjumi”, prezenton “projektin gjigant” rikonstruimin e shëtitores!

Redaksia

VMRO-DPMNE: 15 ditë nga tragjedia me autobusin, ende nuk ka përgjegjësi nga Qeveria

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More