Agjencia Zhurnal.mk.

Dimitrievski ndalohet nga policia, bllokohet i gjithë komunikacioni në Kumanovë (Video)

Shkup, 19 tetor – Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, sot është kyçur drejt për drejt në FB profilin e tij, duke u ankuar për presion nga ana e policisë. Ai rëfehet se gjatë ngasjes së veturës së bashku me shokun e tij, prapa i është vënë një veturë e policisë dhe e kanë ndaluar.

 

Sipas tij, policia nuk ka ndonjë arsye të saktë se përse e kanë ndaluar por i kanë thënë se po bëjnë kontroll të rregullt. Ata më pas për t’u arsyetuar për ndalesën, i kanë kërkuar dokumentet dhe e kanë detyruar ta dërgojnë veturën në kontroll teknik.

“Vetura është e re me dokumentacion të plotë. Bëhet fjalë për veturë shumë të re. Me këtë veprim policia po më ndalon të punoj. Policia po sillet në mënyrë joprofesionale. Haptazi i bëj thirrje ministrit të brendshëm Oliver Spasovski të tregojë pse po ndiqem vazhdimisht nga policia”, tha Dimitrievski.

Posted by Maksim Dimitrievski on Tuesday, October 19, 2021

Nga MPB për “Slloboden Peçat” janë shprehur se po bëjnë kontrolle rutinë të përditshme ndërsa kontrolli vlenë edhe për kryetarin e komunës. Nga MPB arsyetohen se ndalesa ka qenë përshkak dritareve të erësuara.

Për më tepër ndiqni videot në vijim të cilat i ka publikuar Maksim Dimitrievski.//Zhurnal.mk

Posted by Maksim Dimitrievski on Tuesday, October 19, 2021

Related posts

Mbështetje e re nga FIZHT – për nxitje të sipërmarrësisë sociale

N E

Thaçi: E vërteta për billbordet është ndryshe nga ajo se çfarë ka thënë policia

D V

Në Gostivar deri në orën 9 jehona në votime 2.19, në Vrapçishtë 1.58, në Mavrovë dhe Rostushë 3,43 për qind

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More