Agjencia Zhurnal.mk.

Dikur ishte ‘tullac’, sot ka flokë rreth 50 centimetra të gjatë – burri që tani jeton në Angli shpjegon se si e bëri këtë!

Një student universiteti e kishte rruar kokën përpara se të rriste flokët e tij deri në 50 centimetra.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Pranav Biji është i apasionuar pas kujdesit të flokëve, por thotë se duhen vetëm dy gjëra të thjeshta – shampo dhe balsam.

Studenti i marketingut dhe reklamës, flokët e të cilit tani janë “më të gjatat që kanë qenë ndonjëherë”, merr shumë vëmendje, por fatkeqësisht shpesh i nënshtrohet edhe “komenteve të vrazhda”.

Pranav u transferua në Hull të Anglisë nga India muajin e kaluar kur filloi të studionte për diplomën e tij pasuniversitare.

https://www.instagram.com/reel/CWBQZ-ulPCw/?utm_source=ig_web_copy_link

Përveç studimeve të tij, entuziasti i shampos tani po kërkon të bëjë një “tubim modelimi” për të treguar rritjen e flokëve të tij.

Siç bëhet e ditur, 26-vjeçari rruajti kokën në vitin 2017 dhe më vonë ai arriti të kishte flokët që “i do absolutisht”.

Duke folur për rrugëtimin e tij për kujdesin e flokëve, Pranav tha: “Unë kam pasur gjithmonë flokë më të gjatë se moshatarët e mi, por kjo është hera e parë që i kam ato kaq të gjata”.

“Unë thjesht i dua flokët e mi dhe nuk po e bëj këtë për t’u dukur mirë apo asgjë tjetër. Më pëlqen të kujdesem për to”. 

Related posts

Peshk i rrallë ngjyra-ngjyra zbulohet në një plazh në Oregon

D V

Këto janë 5 gjërat që tani kushtojnë më pak sesa para pandemisë

D V

Britaniku mbeti i tronditur kur kamera në zilen e shtëpisë kapi një ‘objekt me tre drita vezulluese’ – ngriti çështjen se mund të kishte qenë UFO

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More