Agjencia Zhurnal.mk.

Dikur ishte ndër modelet kryesore, nuk ka asnjë operacion plastik dhe në moshën 54 vjeçare guxon të pozojë e zhveshur

Fotografia e bukuroshes Helena Christensen zbukuron një nga revistat më të njohura dhe në njërën prej imazheve ka pozuar e zhveshur dhe krejtësisht natyrale.

Manekinia e famshme është në mesin e 22 modeleve në numrin e ri të revistës Vanity Fair, e cila i ka bërë bashkë emrat kryesorë në histori të modës pas premierës së serialit “The Super Models”, në të cilin morën pjesë Cindy Craëford, Naomi Campbell, Christy Turlington e Linda Evangelista.

Ndër fotografitë magjepsëse që mbushën revistën ishte edhe fotografia bardhezi e Helena pa rroba, e cila tregonte gjithë bukurinë dhe karizmin e saj që vazhdon të magjeps edhe në moshën 53 vjeçare.

(Foto: Instagram/helenachristensen)

Është mbresëlënëse se danezja nuk iu nënshtrua operacioneve plastike, ndaj ka ndryshuar minimalisht gjatë dekadave të fundit.

Akoma ka një figurë të admirueshme dhe është e qartë pse ishte një nga supermodelet kryesore në botë në vitet e nëntëdhjeta.

(Foto: Instagram/helenachristensen)
(Foto: Instagram/helenachristensen)
(Foto: Instagram/helenachristensen)
(Foto: Instagram/helenachristensen)

Related posts

A duhet të mbeteni miq me ish-të dashurin?

D V

Tetë mënyra për ta bërë burrin të dashurohet marrëzisht pas jush

D V

Pasuria lidhet më shumë me ADN-në sesa me punën dhe fatin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy