Agjencia Zhurnal.mk.

Digjitalizohet funksionimi i inspektoratit të punës dhe tregut në Maqedoni

Shkup, 22 nëntor – Softueri kompjuterik do të zgjedhë se në cilën kompani do të kontrollojnë apo mbikëqyrin inspektorët e punës dhe tregut.

 

Procesverbali nga kontrolli do të dërgohet në mënyrë elektronike, po ashtu do të jepen vendime që do të zvogëlojnë në mënyrë drastike ndikimin e faktorit njerëzor.

“Inspektori nuk mund të vendosë me bindjen e tij personale se në cilën kompani do të kontrollojë apo mbikëqyrë, vendimin e merr softueri se cili inspektor ku duhet të shkojë, në bazë të bazës së të dhënave që do të plotësohet automatikisht do ti përcaktojë subjektet, d.m.th. do të renditet me nivel të lartë, të mesëm ose të ulët rreziku dhe do të planifikojë automatikisht inspektimet në objektet me rrezikshmëri të lartë”, tha Ljupço Nikollovski-zv. kryeministër për Luftë kundër Korrupsionit.

Nga Këshilli i inspektimit thonë se ky sistem nuk do të ndikojë në uljen e ekonomisë gri dhe evazionit fiskal dhe se me këtë do të digjitalizohet sistemi i punës. Për të luftuar ekonominë gri, thonë ata, nevojiten ndryshime në Ligjin për Inspeksionin, i cili do të ketë masa më të rrepta.

“Ne besojmë se disa masa të parashikuara në këtë ligj duhet të forcohen, në ligj masa e parë është vërejtje, qëndrimi i këshillit inspektues ka qenë dhe është, që të hiqet vërejtja dhe të shkohet direkt me shqiptim të masës”, u shpreh Magdalena Filipovska Grashkovska- Kryetare e Këshillit Inspektues.

Vitin e ardhshëm në këtë sistem do të përfshihen edhe 13 inspektorate të tjera shtetërore, pasuar nga të gjitha shërbimet e tjera të inspektimit.

Related posts

Janë regjistruar 412 raste të reja me Kovid-19, 12 të vdekur dhe 395 pacientë të shëruar

D V

Shteti nuk ka treguar seriozitet në zbatimin e Konventës së Stambollit, veçanërisht në kohë krize

Z H

Spasovski: Ka shumë informacione se çfarë ka pasur në autobus, edhe unë kam informacionet e mia të para

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More