Agjencia Zhurnal.mk.

‘Digjet’ edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit

Prej orës 16:00 është djegur edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit. Ende nuk ka asnjë emër të dorëzuar nga palët. Ndërkohë që nesër pritet të mbahen dy seanca parlamentare, një paradite dhe tjetra në orën 18:00.

Sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se ende nuk e ka kuptuar tërheqjen e demokratëve që anuluan edhe mbledhjen e grupit, e cila ishte planifikuar të mbahej të premten për të diskutuar emrin e ri të Kreut të Shtetit.

PD u tërhoq nga gara me pretendimin se socialistët nuk do i ndihmonin për të arritur 20 firmat e nevojshme. Vetë Alibeaj tha se PS-ja ka shkelur marrëveshjen pasi ishte ‘trembur’ nga tetë kandidatët që ata paraqitën publikisht për të zëvendësuar Metën. Por Balla thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë, që PS-ja nuk ka premtuar se do të bashkojë firmat me për të arritur kuorumin për kandidatin e Opozitës. Ai i kërkoi Alibeajt të rikthehej në tryezë, të rimendohej e të mos çonte dëm dy raunde të këtij procesi.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Por Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse opozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Telenovela me President duket se do zgjasë deri në raundin e fundit.

Related posts

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Pse duhet urgjentisht amnistia penale

Xh M

Partia Socialiste tërheq amnistinë nga votimi – Opozita: U dështoi pazari

Xh M

Manastirliu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Tre laboratorë të rinj dhe platformë interaktive për punësimin e studentëve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy