Agjencia Zhurnal.mk.

Didier Deschamps kritikon planet për Kampionatin Botëror 2030

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka ndarë mendimin e tij rreth planeve që u thurën për Kampionatin Botëror 2030.

FIFA njoftoi javën e kaluar se Botërori 2030 do të jetë e para që do të zhvillohet në tri kontinente. Turneu do të nisë në Amerikën e Jugut, përpara se të kalojë në ofertën e bërë nga Portugalia, Spanja dhe Maroku.

Vendimi është pritur me kritika në disa kënde për udhëtimet e shumta që do të ndodhin. Për këtë çështje edhe Deschamps kishte një opinion.

“Përtej faktit se është një trend, organizimi i tij në shumë vende, është edhe aspekti i orarit të ndeshjeve që zhvillohen në kontinentin e Amerikës së Jugut. Nuk e di se cilat vende do të përfshihen, kjo do të thotë se vendet e Amerikës së Jugut do të jenë në avantazh dhe më pas vendet e tjera do të duhet të lëvizin”, tha Deschamps në një konferencë për shtyp.

Deschamps theksoi gjithashtu mungesën e koherencës në vendimmarrjen e FIFA-s: “Nuk e di kush i merr vendimet, por nuk do ta fsheh nga ju faktin se më pëlqejnë gjërat që janë koherente, në nivel sportiv dhe etik. Nuk mendoj se ka shumë koherencë atje”.

FIFA njoftoi planet e tyre për tre ndeshjet e para të Kupës së Botës 2030 që do të mbahen në Amerikën e Jugut për nder të njëqindvjetorit të turneut më të madh të futbollit, i cili u luajt për herë të parë në Uruguai në vitin 1930. Argjentina, Uruguai dhe Paraguaj do të jenë nikoqir nga një ndeshje secila, përpara se Federatat evropiane dhe ato afrikane të futbollit do të kombinohen për pjesën e mbetur të turneut.

Related posts

Derbi spektakolar në Strugë pa fitues, por me katër gola

Xh M

Real Madridi mund të ndryshojë qëndrim për të ardhmen e Arda Gulerit

D V

Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy