Agjencia Zhurnal.mk.

Dibra mbetet edhe pa epidemiolog

Nga ky institucion i cili Qendrën e ka në Ohër vetëm për një kohë të shkurtër nga shtatë të punësuar kanë ngelur vetëm tre, dhe ditëve të fundit ka marr vendim për pensionim edhe eksperti i epidemiologjisë Dr. Spec. Mentor Mela

 

Dibër, 19 nëntor – Vetëm për një kohë të shkurtër dibranët mbetën pa disa mjekë specialist. Por, duke marrë parasysh se Spitali i Përgjithshëm ka mjek të cilët janë në specializime, pritet që një pjesë e mjekëve të pensionuar të zëvendësohen me mjekë të rinj specialist, dhe Spitali i Përgjithshëm të mbijetoj.

Por, situata me pensionimin të epidemiologut të vetëm në Dibër këto ditë i cili ishte edhe udhëheqës i njësisë për Shëndet Publik në Dibër është krejtësisht ndryshe. Nga ky institucion i cili Qendrën e ka në Ohër vetëm për një kohë të shkurtër nga shtat të punësuar kanë ngelur vetëm tre, dhe ditëve të fundit ka marr vendim për pensionim edhe eksperti i epidemiologjisë Dr. Spec. Mentor Mela i cili dha një kontribut të madh gjatë zbulimit të rasteve të para me Kovid 19 që u paraqitën në Dibër. Nëse analizohet situata në njësinë për Shëndet Publik ajo shkon drejt shuarjes të kësaj njësie.

Në Njësinë për Shëndet Publik na informuan se Dibra definitivisht ka ngelë pa epidemiolog. Biseduam edhe me udhëheqësin e deritashëm, epidemiologun e njohur dibran Mentor Mela i cili për gazetën KOHA tha se ka pranuar vendimin për pensionim.

“Edhe pse Njësia për Shëndet Publik në Dibër e cila me aktivitetet e saj mbulon komunat Dibër dhe Qendër Zhupë ka nevojë për epidemiolog, unë pranova vendimin për pensionim. Njëkohësisht bëra kërkesë për të vazhduar punën time me kontratë në vepër, ashtu siç punojnë edhe shumë specialist në sferën e medicinës në RMV. Por, deri tani nuk kamë marr as përgjigje në lidhje me kërkesën time. Deri ditën e fundit respektivisht të premten kam vaksinuar popullatën me vaksinën kundër gripit sezonal. Tani nuk kam informata se ku do të vaksinohen dibranët në Dibër apo Ohër dhe kush do t’i vaksinojë. Qëndron fakti se me shkuarjen time në pension Dibra dhe rajoni do të ngelin pa epidemiolog”, thotë Epidemiologu Mentor Mela.

Mela i cili dha një kontribut të madh në zbulimin e rasteve pozitive të Kovid 19 i cili defakto i zbuloi dy rastet e para me Kovid 19 në Dibër, shton se mbetja e Dibrës pa epidemiolog drejtpërdrejt do të ndikoj negativisht në mbrojtjen e shëndetit kur janë në pyetje sëmundjet infektive por edhe mbetet në pikëpyetje edhe funksionimi i Njësisë të Shëndetit Publik meqë këtu ishin të punësuar shtatë persona, kurse tash mbeten vetëm tre. Mela ishte epidemiologu i cili jepte vlerësime profesionale rreth situatës të virusit korona në dy vitet e kaluara edhe në nivel shtetëror.

Dibranët janë të revoltuar nga mos vazhdimi i punës me kontratë të epidemiologut Mela. Pa gjetur zëvendësime nuk duhet të lëshojnë punët që kanë realizuar deri sot mjekët specialist, thonë disa dibran me të cilët kontaktuam rreth këtij problemi. “Para disa kohësh Dibra mbet pa otoralingolog, internist, dhe tani pa epidemiolog. Shkuarja në pension e epidemiologut ka gjasa të ndikoj drejtpërdrejt edhe në uljen të kompetencave të Njësisë për Shëndet Publik që është ndër Ohrin, dhe në Dibër të mbetet vetëm një ambulancë e kësaj njësie”, thonë intelektualët dibran Ferit V., Qenan M, Agim. T. etj.

Related posts

Qytetarët e Maqedonisë ankohen se çmimet nuk janë sipas standardit

D V

Mulliri 360 vjeçar ende ju shërben banorëve

Xh M

Kasami për Kastriot Rexhepin: Nuk jam i befasuar

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More