Agjencia Zhurnal.mk.

Diar Prokshi: Jemi bashkuar të gjithë tek Feronikeli që t’a rikthejmë lavdinë e klubit

Ai do të luajë në klubin e Feronikelit në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Prokshi u shpreh i lumtur për rikthimin e tij te Feronikeli, teksa shtoi se atmosfera tek klubi është shumë e mirë.

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Pothuajse të gjithë lojtarët kemi luajtur së bashku në të kaluarën dhe e njohim shumë mirë lojën e njëri-tjetrit. Është një bashkëdyzim i lojtarëve me shumë përvojë në futbollin e Kosovës dhe lojtarëve të ri me shumë energji dhe pasion për futbollin. Besoj që shumë shpejtë do të komponohet ekipa dhe nuk do të mungojnë as rezultatet”, tha fillimisht Diar Prokshi për ‘GazetaBlic Sport’.

Futbollisti nuk beson se kriza momentale tek Feronikeli do të ndikojë tek lojtarët – teksa shtoi se janë bashkuar të gjithë që t’a kthejnë lavdinë e klubit të madh kosovar.

“Siç e dimë të gjithë Feronikeli ka lënë gjurmë në historinë e re të futbollit të Kosoves. Kriza momentale në klub nuk do të ketë impakt në lojën tonë, jemi bashkuar të gjithë që të vazhdojmë sukseset e klubit, t’a rikthejmë lavdinë e klubit dhe krenarinë e qytetit të Drenasit”, shtoi ai.

Në fund, ai premtoi se do ta japë maksimumin për klubin, qytetin dhe tifozët.

“Kemi përgjegjësi të madhe mbi supet tona, secili prej nesh në këtë kohë jo shumë të lehtë për klubin, andaj besojmë që suksesi i klubit do të jetë sukses për të gjithë si ekip dhe për secilin veç e veç. Në çdo lojë do ta japë maksimumin për klubin, qytetin dhe tifozët e qytetit tim”, përfundoi Prokshi.

Related posts

Zaev: Me buxhetin e ri, qytetarët do të kenë cilësi më të lartë të jetës

Z.H

Mickoski: Në zgjedhjet e ardhshme do më keni si bartës liste dhe kandidat për kryeministër

Z.H

ASH Koalicionin LSDM-BDI votoi kundër propozimeve tona për rritjen e pagave në arsim

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More