Agjencia Zhurnal.mk.

Dialogu Kosovë-Serbi, gjithçka që u tha pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, por që në këtë takim palët nuk janë pajtuar për asgjë, përveç asaj që në shtator të mbahet takimi i radhës.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media, ku njoftoi se ka propozuar një marrëveshje të paqes që ishte e balancuar, por që nuk u pranua nga Serbia, gjegjësisht nga Vuçiq.

“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës theksoi se te pika për të pagjeturit ka insistuar që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.

“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej. Nuk e kuptoj pse duhet ai të ketë frikë, ballafaqimi për të kaluarën është i domosdoshëm, është për të ardhur keq që nuk e patëm një deklaratë të përbashkët”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka sinqerisht vullnetin për këtë temë pasi sipas tij udhëheqës i delegacionit është Velko Odalloviq.

“Nga viti 1997-1999 ai ka qenë udhëheqës i partisë së Millosheviqit  në Kosovën së okupuar nga  Jugosllavia. Nuk e kuptojë pse duhet të jenë medoemos këta njerëz në dialog. Duhet të bëhet një lloj spastrimi në serbi nga këta njerëz që e kanë okupuar Kosovën dhe kanë marrë pjesë në gjenocidin e vitit 1999”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kurti tha se Odalloviq ka qenë pjesë e okupimit dhe një nga njerëzit e Millosheviqit.

Related posts

Bekim Jashari: Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi më kanë kërkuar të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt

D V

Gjykatësja urdhëron sigurimin që ta kthej në seancën Salih Mustafën

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More