Agjencia Zhurnal.mk.

Dhurata Hoxha dhe të tjerët sot dalin para gjykatës për korrupsion

Sot është caktuar të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

Seanca fillestare pritet të nis në ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ky rast gjykohet nga gjykatësi i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021.

Ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

Related posts

Vjosa Osmani takon Dua Lipën, Yllka Gashin dhe Blerta Bashollin në Washington DC

D V

Ahmeti lavdëron Kurtin: Paraqitja e Albinit dje në dialog ishte super e mirë – më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet

D V

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe të pagjeturit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More