Agjencia Zhurnal.mk.

Dhurata Dora falënderon fansat për 600 milionë klikime në këngën “Zemër”

Dhurata Dora dhe Soolking kanë publikuar bashkëpunimin e tyre 2 vite më parë.

 

Dhurata Dora dhe Soolking, realizuan këngën “Zemër”, që është publikuar në kanalin YouTube.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i cili është xhiruar në Francë në ambiente të bukura teksa edhe dyshja dukeshin plot stil.

Së fundi dyshja kanë bërë të ditur se tashmë klipi muzikor i këngës “Zemër” ka kaluar shifrën prej 600 milionë klikime në Youtube.

Dhurata hyri në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që kanë dëgjuar këngën e saj dhe Soolking për dy vite rresht e cila rezultoi të certifikohej si ‘platinum international’.

Dhurata u shpreh se ajo është pa fjalë nga mbështetja e marrë për klikimet duke thënë se është tejet falënderuese ndaj fansave.

“Pa fjalë, ju faleminderit”, shkroi Dhurata në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagramin personal.

Related posts

Dua Lipa shpërndan postimin e presidentes Osmani të bërë në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve

D V

Arbër Bytyqi transformohet në versionin e tij femër për Halloween

D V

Fansat e pyesin se a i mungojnë turshitë dhe ajvari i vendit të saj, Bebe Rexha thotë se kujdeset që edhe në Los Angeles t’i ketë këto produkte

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More