Agjencia Zhurnal.mk.

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh thuhet se viktimë e dhunimit ka qenë një vajzë e mitur.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Vetura përplas dy vajza të reja në Kumanovë

Xh M

Tirana mbushet me eskorta të huaja, kaq euro kërkojnë për kryerjen e shërbimeve

Redaksia

I moshuari gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

Xh M