Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetëra njerëz të vrarë nga sulmet në Damask

Një sulm me bombë në një autobus të ushtrisë siriane la të mërkurën 14 veta të vrarë.

 

Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Sipas saj, dy bombat e kapura për autobus shpërthyen derisa automjeti po kalonte nën urën Jisr al-Rais.

Edhe pse Siria është në luftë civile tash e një dekadë, sulmet e tilla në Damask janë gjithnjë e më të rralla.

Shumë shpejt pas shpërthimit në autobus, sulmet e ushtrisë siriane vranë së paku dhjetë persona në veriperëndim të Damaskut.

Kjo zonë kontrollohet nga opozita dhe është bastioni i fundit i grupeve rebele dhe xhihadiste që janë përpjekur të përmbysin presidentin sirian, Bashar al-Assad, qysh në vitin 2011.

Lufta në Siri ka lënë së paku 350,000 njerëz të vrarë dhe ka bërë që gjysma e popullsisë të largohet nga shtëpitë.

Gati gjashtë milionë refugjatë sirianë kanë ikur jashtë vendit.

Related posts

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Menduan se janë ftohur, çifti amerikan ndërron jetë nga COVID-19 – vdiqën duke ia mbajtur dorën njëri-tjetrit

D V

India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz në një ditë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More