Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetë mjekë nga spitali i Gostivar shkojnë për specializim, në vend të tyre do të pranohet mjekë të rinj

Shkup, 19 korrik – Për shkak të pandemisë së coronavirusit, vitin e kaluar nuk kishte konkurse për specializime të mjekëve të rinj.

 

Repartet spitalore funksiononin si Kovid Qendra, ndërsa personeli mjekësor u angazhua në trajtimin e pacientëve me coronavirus. Sivjet, Qeveria miratoi Programin në qershor ku u miratuan 498 specializimi dhe 87 suspecializime.

Nga Spitali i Gostivarit “Dr. Ferid Murad” për specializim do të shkojnë 10 mjek të rinj, ndërsa në vend të tyre do të pranohen kuadro të reja.

“Planet e spitalit ishin që çdo vit në specializim të çohen nga 10 deri 12 mjek, sipas nevojave dhe analizave se si po shkon pensionimi i specialistëve. Pandemia vjet i bllokoi planet. Dhjetë mjek i dërgojmë në specializim, që do të thotë se do të pranojmë 10 të tjerë për t’i zëvendësuar”, tha drejtori i spitalit, Jakup Jakupi.

Related posts

Moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare

Z H

Në çdo takim diplomatik Ministri Osmani përmend edhe Shqipërinë

Redaksia

Sllatinë/ BDI mposhti ASH-në me rezultat 1143 – 527

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More