Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetë kandidatë për prokurorë në Prokurorinë për krim të organizuar

Shkup, 6 dhjetor – Për pesë vende për prokurorë në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Këshillin e prokurorëve publik janë parashtruar gjithsej dhjetë kandidatura.

Fillimisht në Këshill u parashtruan tetë aplikime, ndërsa përfundimisht me ditën e sotme, edhe dy kandidatura kanë arritur me postë.

Konkursi për zgjedhje të prokurorëve në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit është shpallur për shkak të skadimit të mandatit të pesë prokurorëve nga kjo Prokurori.

Konkursi zyrtarisht ka përfunduar më 1 dhjetor, ndërsa në periudhën në vijim, siç thonë nga Këshilli, do të shqyrtohen kandidaturat.

Në prill të këtij viti Këshilli i prokurorëve publik solli vendim për zgjedhje të pesë prokurorëve publik në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup.

Prokurorë në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit – Shkup, Këshilli i zgjodhi prokurorët Lile Stefanova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Natasha Pop Trajkova dhe Katerina Kolariq.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky