Agjencia Zhurnal.mk.

Dhjetë ditë nuk qarkullon linja e vetme në relacionet Shkup-Manastir dhe anasjelltas

Veles, 20 nëntor – Për shkak të prishjes së lokomotivës sot nuk qarkullon treni nga Shkupi për në Manastir, i cili ndalon në Prilep, Veles dhe stacionet e tjera. Lokomotiva është prishur nga e hëna e kaluar dhe kur pas grevës treditore ky dhe trenat e tjerë, duhej  sërish të qarkullojnë, lokomotiva është prishur, informojnë nga “Hekurudhat e Maqedonisë”

Udhëtarët nga Velesi, të cilët për çdo ditë udhëtojnë për në punë dhe në shkolla në Shkup, janë të revoltuar që nuk e kanë këtë tren që shumë do të thotë. Veçanërisht të revoltuar janë banorët e fshatit Azot-Bogomillë, Teovë dhe Sogle, prë të cilët ky tren është e vetmja lidhje me Velesin, Shkupin, Prilepin dhe Manastirin.

Nga “Hekurudha e Maqedonisë” për MIA-n informojnë se me shpejtësi po punohet në rregullimin e lokomtitëve dhe presin prap të lëshohet në qarkullim këtë të mërkure ose të enjte.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M