Agjencia Zhurnal.mk.

Dhënia e të dhënave personale në internet, qytetarët ndihen të shqetësuar

Shkup, 8 nëntor – Pesëmbëdhjetë për qind e të anketuarve në anketën për sigurinë kibernetike në shtet të zbatuar nga organi rregullator kanë thënë se ishin viktimë e krimit kibernetik ose shqetësimit onllajn, ndërsa mbi gjysma janë të shqetësuar për keqpërdorimin e të dhënave personale. Program antivirus përdorin 57,3 për qind, ndërsa më të rinjtë për dallim të më të moshuarve më shpesh kyçen në internet në vende publike. Të anketuarit që shfrytëzojnë rrjete sociale më shpesh e vendosin emrin e vërtetë dhe fotografitë personale, tregon Raporti nga anketimi i mendimit publik për sigurinë kibernetike, të cilin e publikuan sot Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Qendra Nacionale për Përgjigje ndaj Incidenteve Kompjuterike MKD-CIRT.

 

Anketa në teren është zbatuar nga 14 deri më 28 shtator të këtij viti në mostrën e 1400 të anketuarve. Mostra është reprezentative në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas rajonit, gjinisë dhe moshës, sipas të dhënave të Regjistrimit të popullsisë nga viti 2021 nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Pjesa më e madhe ose 71,1 për qind e të anketuarve nuk e dinë se ekziston ose konsiderojnë se nuk ekziston ueb faqe, adresë kontakti ose adresë elektronike, numra kontakti ose të ngjashme në shtet në të cilat mund të regjistrohet krimi kibernetik ose aktivitete ilegale në internet.

Analiza e të dhënave të grumbulluara tregon se pjesa më e madhe e të anketuarve, internetin e përdorin për rrjete sociale dhe komunikim.

Internet për rrjetet sociale gjatë 12 muajve të fundit kanë shfrytëzuar 86,8 për qind, për shërbime dhe dokumente nga administrata publike 25,7 për qind, për mësim dhe kurse 23,6 për qind, ndërsa për shitjen e mallrave dhe shërbimeve 9,2 për qind e të anketuarve në anketë.

Keqpërdorimi i të dhënave personale është arsyeja që më së shumti i shqetëson të anketuarit gjatë përdorimit të aktiviteteve në internet, përgjigje kjo e dhënë nga pak më shumë se gjysma ose 51,6 për qind e të anketuarve. Siguria e pagesave në internet dhe pamundësia për të inspektuar fizikisht produktet janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm shqetësues për rreth 47 për qind të të anketuarve.

Tre aktivitete më të rëndësishme të cilët të anketuarit i ndërmarrin për mbrojtje të privatësisë gjatë shfrytëzimit të internetit janë instalimi i antivirusit (39,2 për qind), vizitë vetëm e ueb faqeve të njohura në të cilat kanë besim (36,0 për qind) dhe shfrytëzim vetëm i kompjuterit personal (35,2 për qind).

Lidhur me praktikat e lidhjes me internetin në vende publike, gjysma e të anketuarve lidhen me hotspot celular nga pajisja e tyre celulare, si dhe në rrjet që është i qasshëm dhe i mbrojtur me fjalëkalim, ndërsa 13,4 për qind thanë se nuk lidhen kurrë me internetin në vende publike. Të anketuarit më të rinj, ndryshe nga të moshuarit, përdorin internetin më shumë në vende publike. Përafërsisht tre e katërta, ose 71, 9 për qind, thanë se marrin masa sigurie kur përdorin pajisjet e tyre.

Nëse merren parasysh të gjithë të anketuarit, siç thotë AKE, 57,3 për qind përdorin program antivirus. Shumica ose 82,9 për qind e të anketuarve përditësojnë programet, aplikacionet dhe sistemet operative në pajisjet e tyre. Pak më shumë se tre të katërtat, ose 77,5 për qind, e të anketuarve përdorin fjalëkalim për të hyrë në pajisjet që përdorin. Për shumicën e të anketuarve, fjalëkalimet përbëhen nga një kombinim shkronjash, numrash dhe simbolesh, përgjigje e dhënë nga 79,3 për qind e tyre.

Sipas hulumtimit, rreth 20 për qind e të anketuarve nuk mund ose nuk dinë të njohin fjalëkalim të sigurt, ku një pjesë e madhe e tyre janë ata që përdorin të dhënat personale si fjalëkalim. Përafërsisht gjysma e të anketuarve i mbajnë mend fjalëkalimet e tyre dhe nuk i shkruajnë ato, ndërsa rreth një e treta i shënojnë fizikisht në një fletore ose i mbajnë në kompjuter ose celular. Një e treta e të anketuarve nuk kanë ndryshuar fjalëkalimet e tyre në 12 muajt e fundit. Shumica ose afërsisht dy të tretat e të anketuarve nuk përdorin identifikimin me dy faktorë, kryesisht sepse nuk e dinë se çfarë është.

Pak më shumë se një e treta e të anketuarve mbajnë kopje rezervë të të dhënave të rëndësishme në pajisjet e jashtme ose cloud. Shumica e atyre që mbajnë kopje rezervë e bëjnë këtë më rrallë, nga dy deri në tre herë në muaj.

Afërsisht gjysma e të anketuarve vlerësojnë se aspak ose mjaftueshëm nuk janë të informuar për rreziqet nga krimi kibernetik. Burim kryesor i informimit në lidhje me sigurinë kiberentike janë interneti dhe mediat e tjera. Rreth 60 për qind e të anketuarve pajtohen se të dhënat e tyre personale nuk janë të ruajtura në mënyrë të sigurt nga ana e ueb faqeve, si dhe nga serviset ose institucionet publike.

Rrjete sociale ose aplikacione më të përdorura janë Facebook me 88,3 për qind ose Viberi me 88,6 për qind nga të anketuarit që i përdorin.

Internet më të shumti përdoret në pajisje mobile (96,9 për qind) dhe kompjuter (74,9 për qind), me çka të anketuarit më të moshuar dhe ata me nivel më të ulët të arsimit, më pak përdorin kompjuter ose pajisje të tjera për qasje në internet si tableti dhe TV-ja

Related posts

Spasovski: Transformimi digjital i MPB

Xh M

Vendi ka rezerva thëngjilli edhe për 10 vjet

Xh M

Skandaloze/ Andrej Zhernovski mer 1000 euro në muaj për Klinikën që NUK EKZISTON

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More