Agjencia Zhurnal.mk.

Detaje rreth rastit të 8-vjeçarit nga Berati, të cilin dyshohet se e dhunoi daja i tij nga Prizreni

Një 45 vjeçar nga Kosova nga fshati Malësi e Prizrenit është arrestuar sot nga policia e Beratit nën dyshimet se i njëjti e ka dhunuar nipin e tij tetëvjeçar.

 

Rastin e kishte raportuar motra e të dyshuarit e cila jeton me djalin e saj në Berat.

45 vjeçarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 45 ditësh nga policia e Beratit pas ekzaminimit mjekësor që i është bërë tetëvjeçarit ku është konstatuar se ai është dhunuar.

Vëllai i të dyshuarit, i cili u njoftua nga gazetarët për arrestimin e ka mohuar kategoriksht se ka ndodhur një gjë e tillë.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, vëllai i të dyshuarit ka deklaruar se të katër vëllezërit kanë raporte shumë të mira me motrën që jeton në Berat.

I arrestuari ishte nisur për në Shqipëri për të vizituar motrën, kur policia e arrestoi në pikën kufitare Morinë.

Ai edhe në fund të vitit 2020 ishte ndaluar në Shqipëri për plagosjen e një shtetasi shqiptar në lidhje me një pronë rreth së cilës kanë pasur probleme motra e tij dhe bashkëshorti i saj./Klan Kosova/

Related posts

Aksident trafiku rrugën “Tirana” në Prizren

D V

E mori, e çoi në një fushë me ullinj dhe e vrau/ Greku tregon arsyen absurde pse i mori jetën shqiptarit

D V

Policia arreston një person dhe konfiskon 11 kilogramë marihuanë në Prizren

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More