Agjencia Zhurnal.mk.

Detaje rreth qenit-robot me një snajper në ‘shpinë’ të zbuluar në një panair të Ushtrisë amerikane – i aftë të qëllojë deri në 1200 metra largësi

Për vite me radhë ishte paralajmëruar diçka e tillë dhe kjo dihej se ishte çështje kohe – dhe tani, e pashmangshmja ka ndodhur.

 

Bëhet fjalë për një teknologji të re, sipas të cilës, një pushkë snajperi është e vendosur në shpinë të një qeni robot katërkëmbësh, përcjell Telegrafi.

Një imazh i shpërndarë në Twitter nga prodhuesi i robotëve ushtarakë Ghost Robotics tregon se për çfarë më saktësisht bëhet fjalë.

“Furnizimi i ekipeve tona [të operacioneve speciale] të armatosura me risinë më të fundit vdekjeprurëse”, thuhet në një përshkrim.

Dhe siç vlerësohet, është një makth “i ardhur në jetë”, një makinë vdekjeje e krijuar për të vrarë me saktësi në fushën e betejës.

I quajtur SPUR, ai bëri debutimin e tij në një panair vjetor të Shoqatës së Ushtrisë Amerikane në Uashington, DC.

Sidoqoftë, ka shumë gjëra që ne nuk dimë për makinën.

Ne nuk e dimë se çfarë niveli të autonomisë ka roboti ose nëse është projektuar të operohet plotësisht nga distanca.

Por, siç vë në pah DailyMail, ai është i aftë për të goditur saktësisht objektivat nga 1200 metra largësi.

Megjithatë, “është një zhvillim i ri shqetësues. Çdo robot i ri i ndërtuar me qëllim për të vrarë duhet të na shqetësojë”, është njëri nga komentet rreth tij. 

Related posts

Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri të lajmeve eSports

D V

Meta thotë se po punon që të rregullojë problemet me Instagramin

D V

Facebook dhe Instragram rrezikojnë të dalin ‘offline’ në Europë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More