Agjencia Zhurnal.mk.

Destani për Forumin e Prespës: Ngjarja më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë Veriore

Shkup, 1 korrik  – Sipërmarrës i suksesshëm Lazim Destani në rrjetin e tij facebook, ka shkruar se me  interes të veçantë këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Qeveria e vendit.

 

“Në këtë Konferencë, të titulluar “Vendet e Ballkanit – Pjesa që mungon për të qenë Europa e plotë”, marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit, zyrtarë, politikanë e diplomatë të lartë nga Bashkimi Europian e ShBA, ekspertë për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. Pesha dhe përmasat e kësaj Konference, me mbi 300 pjesëmarrës, këtë ngjarje e bëjnë të jetë e para e këtij niveli, e mbajtur ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Destani.

Poashtu ai ka thënë se disa panele të zhvilluara paralelisht, sot para dite ndoqi seancën për Ekonomi dhe Biznes ku folësi kryesor ishte Zv.Ndihmës Sekretari Shtetëror i SHBA-ve për Europë, Matheë Palmer. Seanca përfundoi si shumë e suksesshme duke sjellë frymë dhe pritshmëri reale për zhvillimin ekonomik të vendeve tona e të rajonit në përgjithësi.

“Është gjithashtu për ta veçuar dhe ndjekjen e seancës së pasditës, Hapja zyrtare e Konferencës “Rruga drejt Prespës”, ku folësi kryesor ishte Kryeministri Zoran Zaev. Në këtë panel, lidhur me tejkalimin e sfidave në rajonin tonë, pikëpamjet e tyre i shfaqën zyrtarë të lartë e diplomatë nga Bashkimi Europian dhe ShBA si, Philip Reeker, Johannes Hahn, Mathew Nimetz, Lordi Robertson, e të tjerë”, ka përfunduar Destani.\Zhurnal.mk

Me interes të veçantë këto dy ditë po i ndjek punimet e Konferencës Ndërkombëtare në kuadër të Forumit të Prespës për…

Posted by Lazim Destani on Thursday, July 1, 2021

..

Related posts

8 Marsi/ Gratë ankohen për mos pjesmarje në mënyrë të barabartë në vendim marje

Z.H

Mbledhja e rregullt 16-të e Qeverisë

Z.H

Shilegov: Deri në vitin 2024 Shkupi nuk do të ketë rrëmujë në komunikacion

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More