Agjencia Zhurnal.mk.

Talenti Destan Adili në prova te FC Lucern, stërvitet nga legjendat

Djaloshi i talentuar nga Kerçova, Destan Adili, ka disa ditë që po qëndron në njërin prej vendeve ku krijohen talentet me te madhej ne Evrope, ne Zvicrën helvetike. Ai gjate qëndrimit atje po zhvillon disa stërvitje private me njërin prej ish lojatareve me te mire te këtij vendi dhe ish trajner i Shkëndijës, Stefan Kohler, ndërkohë që duke parë kualitetin e tij i është lejuar që të bëj disa testime në ekipin U17- të FC Lucernit.

 

Trajneri i ekipit po i zhvillon disa testime speciale me lojtarin shqiptar, ndërkohë që Adili e fitoj besimin e tij duke e inkuadruar madje edhe në një lojë miqësore ku me plot sukses luajti 28 minuta dhe pas ndeshjes trajneri u shprehë i kënaqur me atë që pa nga futbollisti i ri kërçovar. Plani tani është që Destan Adili të qëndroj edhe disa ditë në Zvicër pasi e presin edhe angazhimet tjera në Maqedoni ky ky djalosh vijon mësimet në Akademinë e futbollit të Maqedonisë ndërkohë që më pas do të udhëtoj sërish në Zvicër, ku janë planifikuar edhe disa takime oficiale me persona që merren me futboll, ndër ta edhe me menaxherin e njohur shqiptar, Arzen Ramadanin.

Sipas informatave jozyrtare, ky djalosh shume lehtë mund të mbetet në FC  Lucern nëse përmbushen edhe disa kushte administrative dhe shpresojmë që kjo të ndodhe pasi ky djalosh ka shume talent dhe te jete ambasador kryesor i popullit shqiptar siç janë Granit Xhaka, Admir Mehmeti, Xherdan Shaqiri e tjerë. Ne fund duhet cekur se ky djalosh po merr mbështetje te madhe nga daja i tij Avni Mustafa i cili po e mbështet maksimalisht për të arritur qëllimet e tij.

Cekim se Avnia ka qen një sportist mjaft i mirë në sportin e Muay Thai-t dhe siç thotë edhe ai, “Sporti është gjëja më e rëndësishme në jetë sepse nëpërmjet tij arrin shëndetin, autoritetin por edhe ke mbulesë financiare”.

Related posts

Në detaje – kompletimi i grupeve të Ligës së Kampionëve dhe fituesit e çmimeve të UEFA-s

Redaksia

Klopp refuzon thirrjen për t’i kërkuar falje afrikanëve për komentet e para disa ditëve, fajin ua lë gazetarëve

D V

Intervenimi i shpejtë i stafit mjekësor të Liverpoolit nënkupton rikthimin më të shpejtë të Harvey Elliott në fushë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More