Agjencia Zhurnal.mk.

Despotovski: Rritja e eksportit nga zonat për 56 për qind është shenjë se po tejkalohen pasojat e krizës

Shkup, 25 gusht – Drejtori i ZZHIT Jovan Despotovski konsideron se koronakriza në zona ka kaluar dhe se kompanitë me sukses përshtaten në rrethanat e reja  të shkaktuar pas krizës. Për atë, sipas tij,  flet edhe rritja e eksportit nga zonat për 56 për qind në periudhën janar-korrik të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, por, ende më aktive është rritja prej tetë për qind në krahasim me vitin 2019 dhe më shumë se 30 për qind në krahasim me vitin 2018. Kjo, thekson, do të thotë se niveli para krizës  jo vetëm që është arritur, por me sukses është tejkaluar.

Ai në intervistë për “Vera e nxehtë politike” në televizionin “Kanal 5” theksoi se me qasje të re të ndryshme në tërheqjen e investimeve, kanë arritur në paga më të larta si segment kyç në planet investuese të investitorëve të huaj të ardhshëm.

Ai pret deri në fund të vitit të vazhdojë trendi i rritjes së pagave mesatare në zona, prejse edhe vitin e  kaluar pandemik ishte regjistruar rritje prej 5,5 për qind, ndërsa ishin mbajtur edhe të gjitha vendet e punës.

Ai paralajmëroi edhe investimin më të madh deri tani në vend. 

Related posts

Bursat botërore: Kërcim i çmimit të naftës, rënie e çmimit të arit dhe grurit

D V

Sllovenia e para, Maqedonia e fundit për sa i përket pagave mesatare

D V

Të fundit për pagën mesatare, Sllovenia e para në rajon

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy