Agjencia Zhurnal.mk.

Despotovski nesër do të tregojë nëse do të kandidohet për lider të LSDM-së

Shkup, 2 dhjetor – Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Jovan Despotovski nesër do të bëjë të ditur nëse do të kandidohet për kryetar të LSDM-së, ndërsa ditën e sotme, siç tha, do ta shfrytëzojë që të konsultohet me më të afërmit dhe familjen.

“Seriozisht mendoj për këtë. Jam anëtar i partisë 25 vite dhe kam kaluar nivele të ndryshme nga fillestarja më e ulëta, deri në anëtar të strukturave më të larta udhëheqëse të partisë. Konsideroj se kam rezultate reale në angazhimin tim profesional kështu që konsideroj se mund të ofroj edhe koncept të ri rreth të cilit do të bashkohen jo vetëm partia, por edhe shoqëria. Vendimi nuk është i lehtë. Sfida është e madhe, koha është shumë e komplikuar dhe përgjegjësia është e madhe. Vendimin do ta bëj të ditur nëse, sepse dua që sot ta shfrytëzoj ditën që të konsultohem me më të afërmit dhe me familjen time sepse edhe ata i fus gjithashtu në gjithë rrëfimin”, tha Despotovski në përgjigjen e pyetjes në takimin e sotëm me gazetarët në Drejtorinë e ZZHTI.

I pyetur për koment për kandidaturën e Frosina Remenskit dhe Dimitar Kovaçeskit për lider të LSDM-së, Despotovski tha se nuk do të komentonte për njerëzit, por konsideron se duhet të diskutohet se çfarë njeriu i nevojitet partisë dhe si t’iu ndihmojë njerëzve.

“Është mirë që ka më shumë kandidatura sepse e dëshmon kapacitetin demokratik të partisë dhe se ka njerëz që janë të gatshëm në kohë të komplikuar të mbajnë përgjegjësi dhe përballen me sfida. Mua vetëm më gëzon që ka më shumë kandidatë për vendin e liderit në parti, por nuk mendoj se diskutimi duhet të bëhet për atë kush, por për atë çfarë njeriu duhet të jetë dhe si tu ndihmohet njerëzve, e jo partisë”, potencoi Despotovski.

Related posts

Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për situatën aktuale

D V

Parku nacional i malit Sharr do të fillojë të punësojë renxherë për të filluar aktivitetet për mbrojtjen e malit

Z.H

Presidenti Pendarovski sot mbledh Këshillin e sigurisë, merr pjesë dhe Zëvendëskryeministri Mariçiq

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More