Agjencia Zhurnal.mk.

Despotovski në samitin e “Ekonomist”: Me qasje të re të mençur e zvogëlojmë vonesën e investimeve

Shkup, 15 tetor  – Me konceptin e ri që një vit jo të plotë e zbatojmë në ZZHIT, vendosëm kornizë të qartë dhe të thjeshtë për investitorët dhe kjo tashmë jep rezultate konkrete, porositi drejtori i ZZHIT, Jovan Despotovski në samitin e Ballkanit Perëndimor në organizim të “Ekonomist”.

 

“Me qasjen e re të mençur, i dëgjojmë nevojat e investitorëve, por edhe qartë e vëmë në dijeni se çka pret shteti nga ata. Ofrojmë  rregullore të qartë dhe të zbtueshme, shërbime efikase nga Drejtoria për ZZHIT, por edhe të gjitha institucionet tjera dhe pertneriteti në financimin e investimeve.  Për kthim, kërkojmë  vende pune të paguara mirë për bashkëqytetarët tanë, taksa solide,  nga të cilat  financohet  arsimi, shëndetësia, infrastruktura, si dhe  transferi i teknologjive dhe shprehive të mira”, tha Despotovski.

Qartë vendosëm në dijeni, se më nuk duam investime të huaja qëllimi i të cilave është fuqia e lirë e punës. Maqedonia e Veriut  më nuk është vend i tillë. “Motoja jonë e re është “Ritemi së bashku, edhe ekonomia jonë edhe investitorët”, tha Despotovski.

Ai shtoi se investitorët e rinj dhe aktual – mbi 30 me të cilët negociohet  për momentin – e pranojnë këtë qasje të re dhe kjo tashmë jep rezultate konkrete.

“Vetëm nga fillimi i vitit kemi filluar ose në fazë të realizimit  janë marrëveshjet për investime të reja  prej gati 200 milion euro që është për 20 për qind nga vëllimi i përgjithshëm i investimeve të realizuara në dekadën e fundit”, tha Despotovski.

Koncepti i ri i mençur i Qeverisë dhe Drejtorisë për ZZHIT për nxitje të investimeve nënkupton angazhim të plotë të sektorit publik. Duke u kthyer në rezultatet e analizës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për dallimet  në klimën afariste ndërmjet vendeve  të rajonit dhe atyre nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Despotovski i  potencoi se  pikërisht ngadalësia dhe në disa segmente të caktuara, moszbatimi i rregullores, sjellja e rrezikut serioz për investitorët, ndërsa me atë edhe ngecja në rritjen ekonomike. Në sistemin e vendosur njësportelësh për kujdes të investitorëve në ZZHIT, numër më i madh i kërkesave nga kompanitë kanë të bëjnë pikërisht për “mosarritshmërinë e shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe atë në nivel lokal, që duhet të ndryshohet.

Në panel “Momenti për partneritet të biznesit në rajon” në suaza të samitit për Ballkanin Perëndimor të “Ekonomist”, përveç Despotovskit, morën pjesë edhe Riçard Rekord nga Banka Botërore, Peter Sanfi nga BERZH dhe Kosta Petrov nga FIZHT. 

Related posts

Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar do ta ndihmojë digjitalizimin e shtetit

D V

Nikollovski: Anëtarët e bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse duhet të keni minimum përvojë pesëvjeçare në veprimtari

D V

Në lagjen Bardhi të Bllacës do të ndërtohet “shkollë-barakë”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More