Agjencia Zhurnal.mk.

Despotovski: Fokusohemi në investime më cilësore të cilat sjellin paga më të larta

Shkup, 1 korrik – E hapim vendin për të gjithë investitorët të cilët do të sjellin vlerë më të madhe të shtuar, vende stabile të punës dhe paga më të larta për bashkëqytetarët tanë. Më nuk e paraqesim më veten si një vend me fuqi punëtore të lirë dhe përpiqemi të sigurojmë një jetë dinjitoze për të gjithë. Vlera e shtuar e projektit është se ai duhet të na çojë përpara, theksoi Jovan Despotovski, drejtor i ZZHTI para biznesmenëve rumunë në forumin ekonomik maqedonas-rumun të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ambasadën rumune dhe Drejtorinë për Zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Despotovski, siç kumtoi ZZHTI kompanive rumune ua prezantoi mundësitë për investim në vend dhe konceptin e ri për tërheqjen e investimeve të ZZHTI-së.

Ai theksoi se pandemia tregoi se përqendrimi në vetëm një sektor është rreziku, si në shembullin e industrisë së automobilave në vendin tonë, për shkak të së cilës ZZHTI-ja e ndryshon politikën e saj dhe hapet në tërheqjen e investimeve nga sektorë të tjerë.

“Në forum morën pjesë përfaqësues të njëzet kompanive rumune nga sektorë të ndryshëm, të tilla si: ndërtimi, turizmi, energjia, teknologjia e informacionit”, theksojnë nga ZZHTI-ja.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy