Agjencia Zhurnal.mk.

Dështon vaksina e Pfizer/ CNN: Nuk krijoi imunitet tek fëmijët

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi se testet e vaksinës së saj kundër Covid 19 te fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç treguan se nuk e ka siguruar imunitetin e pritur.

 

Për këtë arsye rekomandon marrjen e një doze të tretë.Studimi zbuloi se dy doza të vaksinës Pfizer/BioNtech të përshtatura për fëmijët nuk prodhonin imunitetin e pritur tek fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, megjithëse ky ishte rasti për foshnjat deri në 2 vjeç, raporton CNN.

Prandaj, pas analizimit të të dhënave, kompania vendosi të përfshijë një dozë të tretë për të gjithë fëmijët dhe foshnjat e moshës 6 muajsh deri në 5 vjeç në programin e saj të testimit të vaksinave.

Studimet klinike tani do të përfshijnë një vlerësim të efektivitetit të dozës së tretë prej 3 mikrogramësh, e cila do të jepet të paktën dy muaj pas marrjes së dozës së dytë për të siguruar një nivel të lartë mbrojtjeje në këtë grupmoshë”, njoftoi kompania. Pfizer do të testojë gjithashtu efektivitetin e dozës së tretë tek fëmijët më të rritur, nga 5 deri në 11 vjeç dhe 12 deri në 15 vjeç.

Related posts

Kryeministri i përkohshëm i Haitit tërhiqet nga lufta për pushtet

D V

Gjykata e Apelit bllokon publikimin e dokumenteve të Trumpit

D V

OBSH: Frika nga Omicron do të shkaktojë një akumulim të ri vaksinash

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More