Agjencia Zhurnal.mk.

Dështimi politik i procesit të Berlinit

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 19 maj – Zhurnal.mk – Bashkimi Europian ka inicuar shumë nisma në drejtim të Ballkanit Perëndimor ku si qëllim të vetëm ka pasur mbështetjen e këtyre vendeve në rrugën e tyre integruese dhe në arritjen e paqes dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës, ku edhe inciativa e fundit e njohur si Procesi i Berlinit synon që ta mbështesë këtë rrugë që është trasuar nga inciativat tjera të BE-së.

Procesi i Berlinit për herë të parë është inicuar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel në vitin 2014, nismë e cila përfshinte gjashtë vende të Ballkanit Perëndimorë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosne dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi si dhe gjashtë vende të BE-së Gjermaninë, Austrinë, Italinë, Francën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Qëllimi i procesit ishtë që të lehtësojë bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimorë, të ju ndihmojë atyre në procesin e reformave, të ndihmojë në zgjdhjen e kontesteve bilateral dhe të brendëshme që kanë këto vende, arritjen e një pajtimi mes shoqërive të rajonit dhe të ndihmojë në rritjen e bashkpunimit ekonomik rajonal dhe në hedhjen e bazave për një rritje të qëndrueshme, shkruan Zhurnal.

Kjo inciativë ishte e rëndësishmë duke pasur parasysh rritjen e skepticizmit nga vendet e Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së pasi procesi integrues vonohej apo edhe bllokohej duke shkatuar tensione dhe rritje të pakënaqësisë në rajon, si dhe ishte një instrument për t’iu kundërvënë influencave të huaja të cilët kshin synimet e tyre në këtë rajon.

Kjo inciativë në aspektin politik nuk kishte ndonjë arritje, pasi kontestet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk u zgjodhën dhe në disa raste ato u acaruan edhe më shumë duke rikthyer tensionet mes vendeve të rajonit edhe përkundër faktit se shtetet nënshkruan Deklaratën për Bashkëpunim Rajonal dhe për Zgjidhjen e Kontesteve Bilaterale, por që kjo mbeti vetëm një deklaratë dhe asgjë më shumë.

Kontesti mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i pa zgjidhur dhe kjo incativë nuk arriti të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, dhe fatkeqësisht përplasjet mes dy vendeve vetëm sa janë intensifikuar kohët e fundit duke futur në udhëkryq tërë rajonin.

Një çështje tjetër që ka mbetur e pa zgjidhur dhe që është shtruar në këtë samit është edhe mos liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi ajo vazhdon të jetë vend i vetëm në Ballkanin Perëndimorë i cili akoma ka regjim të vizave, shkruan Zhurnal.

Një kontest tjetër është ai mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i cili nuk po arrinë që të zgjidhet ku njëri është pjesë e Bashkimit Europian kurse tjetri pjesë e Procesit të Berlinit, por që kjo inciativë deri më tani nuk ka arritur që të prodhojë asnjë rezultat pozitiv në drejtim të zgjidhjes së kësaj mosmarrëveshje që ka bllokuar rrugën e Maqedonisë drejt unionit.

Ngecja e reformave në vendet e Ballkanit Perëndimorë që ishte një nga prioritetet e Procesit të Berlinit po ndikon që këto vende të bëjnë hapa prapa në rrugën e tyre integruese, e që ka shkaktuar edhe rritjen e tensioneve të brendëshme ndëretnike duke pasur parasysh multietnicitetin që karakterizon vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Përfitimet ekonomike të vendeve të rajonit nga Procesi i Berlinit janë të konsiderueshme, por ato nuk kanë arritur që të krijojnë një bashkpunim të mirëfilltë ekonomik rajonal dhe as të hedhë baza për një ekonomi të qëndrueshme, pasi edhe këto përfitime nuk kanë mundur që ti sheshojnë ndasitë politike dhe etnike që kanë këto vended dhe shoqëritë e rajonit vazhdojnë të mbeten të ndara.

Rajoni edhe përkundër kësaj inciative Gjermane dhe të mbështetur edhe nga vende tjera të BE-së vazhdon që të jetë e ndarë dhe me konteste të shumta të cilët po paraqesin një rrëzik për paqen dhe sigurinë e saj si dhe po ofrojnë mundësi për aktorët e jashtëm për të rritur influencën e tyre në këtë pjesë të Evropës.//Zhurnal.mk

Related posts

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

D V

Georgievski për Gruevskin: Çdo gjë që më kanë bërë mua, tani ta bëjnë ty

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!