Agjencia Zhurnal.mk.

Dështimi më i freskët i Ejup Rustemit, autostrada Kërçovë – Ohër!

Shkup, 28 mars – Vonesa të reja për një projekt të vjetër, kështu ndodhë kur me drejtori të rëndësishme udhëheqin njerëz jo serioz e të papërgjegjshëm. A duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër?. Projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018. Tashmë jemi në muajin e tretë në vitin 2024 janë bërë 10 vite të plota nga koha kur ka filluar ky projekt i cili nuk po përfundon dot, dhe për të cilin askush nuk po mban përgjegjësi. Në fakt, faji për mos realizimin e këtij projekti ka një adresë të caktuar është pikërisht drejtori dështak, Ejup Rustemi, i cili është drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”. Mbase, mund të ketë arsyetime që nuk është drejtor nga koha që është nënshkruar ajo marrëveshje, por tani që është drejtor barra bie mbi të. Sepse, në rast se kishte përfunduar ky projekt edhe pas 10 viteve Rustemi do të ishte i pari me gërshërë në dorë për të prerë shiritin e kuq. Dhe, tani me disa ndryshime ligjore është paraparë që ky projekt të përfundojë në vitin 2026, që i bie 12 vite kohë, e kjo nuk dihet nëse do të ndodhë kështu pasi mund të shfaqen vonesa të reja, shkruan Zhurnal.

Rustemi duhet të mbajë përgjegjësi për mos realizimit e projektit 10 vjeçar – 

Projekti 10 vjeçar të cilit nuk po i vjen dot fundi, është ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, që është nënshkruar marrëveshje që nga viti 2014 e që 10 vite më vonë nuk po përfundon asesi. Por, a duhet të ketë përgjegjësi për lëshimet dhe zvarritjet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, projekt ky që zgjati 10 vjet dhe u bë dyfish më i shtrenjtë se sa parashihej. Kjo autostradë e gjatë 57 km filloi të ndërtohej në shkurt të vitit 2014 dhe qeveria e atëhershme premtoi se do të ndërtohej deri në vitin 2018.

Edhe pse paraprakisht ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski ka premtuar se do ta përfundojë autostradën, ai për TV21, nuk deshi të specifikojë se kur mund të jetë gati edhe pse kontrata me kompaninë kineze Sinohidro skadon deri në fund të muajit.

“Ajo që në fakt po ndodh në terren, kemi 11 rrëshqitje të dheut që kanë ndodhur në periudhën e kaluar. Ka defekte teknike të natyrës teknike, të natyrës projektuese dhe ato gabime që përsëriten me rrëshqitje, me pjerrësi të reja janë teknike dhe të natyrës projektuese. Kështu që kushdo që ka bërë gabim, që ka bërë lëshim të caktuar, do të mbajë përgjegjësi”, tha Boçvarski për TV21 në dhjetor të vitit 2023.

Por, në fakt faji nuk mund të lihet vetëm te ministri i Transportit, pa justifikuar askënd por vetëm duke identifikuar politikanët që premtojnë e nuk realizojnë, politikanë që në xhepin e brendshëm mbajnë gërshërët për të prerë shiritat e kuq e të jenë pjesëmarrës në përurime. Por, që të njëjtit zhduken nga opinioni publik pas dështimeve.

Fjala është për drejtorin e NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi, i cili preferon vetëm të përuruojë por jo edhe të mbaj përgjegjësi për dështimet njëpasnjëshme që po ndodhin pikërisht me rrugët e këtij vendi. 

Kuvendi, theksoi kryeministri, duhet të bëjë cilin do ndryshim sepse kontrata me kontraktorin është bërë me vendim ligjor. Sipas Kovaçevskit, 600 milionë euro për autostradën që është në ndërtim e sipër që nga viti 2014 nuk hyjnë “në kontejner” sepse 75 për qind e rrugës tashmë është ndërtuar, por, siç tha ai, problemi është se projektimi dhe riprojektimet nuk janë bërë në mënyrë cilësore dhe për këtë arsye kjo rrugë ndërtohet pafundësisht.

Edhe pse projekti ka filluar në vitin 2018, pa pikë përgjegjësie caktohet viti 2026 si vit i përfundimit të autostradës – 

Qeveria me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve ka shqyrtuar Informatat për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Miladinovci – Shtip dhe autostradës Kërçovë – Ohër, me qëllim të përmbylljes së aneksit nr.6 të Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës dhe përcaktoi draft dispozitat e amendamentit.

Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë autostradë. Shkak për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë bërë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni, thuhet në informacionin e Qeverisë.

Por, a është analizuar hollësisht këtë herë projekti dhe pengesat e mundshme që mund ta pengojnë procesin? A janë marrë parasysh të gjitha rreziqet e shfaqjes së rrëshqitjeve të reja dhe vonesave shtesë në përfundim të ndërtimit? Këto dhe pyetje të tjera mbesin në sirtarin e kohës që asgjë nuk është e pamundur gjithçka mund të ndodhë, dhe çdo gjë që ndodhë shkon në dëm të qytetarëve sepse projekti vonohet edhe më shumë, edhe ashtu ka hyrë në dekadën e dytë.

Megjithatë, edhe nëse përfundon në fund të vitit 2026 ndërtimi i kësaj autostrade duhet të bëhet lëshimi pa përurim, madje të lëshohet natën vonë në përdorim sepse ditën nuk do t’ia mbuloj drita e diellit këtë dështim. /Zhurnal.mk

Related posts

Disa komuna të Shkupit pa rrymë

D V

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky