Agjencia Zhurnal.mk.

Dëshironte ta izolonte të birin që rezultoi pozitiv në COVID-19, e ëma nga Teksasi fut të birin në bagazhin e veturës

Një nënë nga Houston, Teksas, akuzohet se e kishte futur djalin e saj 13-vjeç në bagazhin e veturës, duke tentuar ta izolojë pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në kumtesën e KPRC-së, policia ishte paralajmëruar që djaloshi është në bagazhin e veturës pranë një qendre testimi të COVID-19, transmeton Telegrafi.

Policia ka kryer hetimet, në fund që ka rezultuar me arrestimin e nënës së djaloshit. Sarah Beam, 41-vjeçe, akuzohet për rrezikim të jetës së djalit.

“Për fat të mirë ai nuk është lënduar”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Autoritetet përkatëse kanë njoftuar se djaloshi u gjet të hënën, në afërsi të vendit ku kryhen testimet për coronavirusi në veriperëndim të Houston.

E ëma e tij ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo derisa e dërgonte për trajtim. 

Related posts

Kirgistani bllokon TikTok prej shqetësimeve mbi ‘shëndetin mendor të fëmijëve’

Xh M

OBSH lëshon një paralajmërim urgjent për gripin e shpendëve

Xh M

SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy