Agjencia Zhurnal.mk.

Derisa po festonte me bashkëlojtarët – Fernandes godet sigurimin që tentoi t’i rikthente në fushë pas golit ndaj Chelseat

Bruno Fernandes u duk se goditi një sigurim të fushës gjatë festimit të golit të Manchester United kundër Chelseat të dielën.

 

Jadon Sancho e vendosi skuadrën e tij në epërsi pasi shfrytëzoi gabimin e Jorginhos, me yllin që festoi para tifozëve mysafirë të Djajve të Kuq.

Ai udhëhoqi festimet me pjesën tjetër të skuadrës së tij që iu bashkuan, duke përfshirë kapitenin e ndeshjes Fernandes, i cili pati një shkëmbim të nxehtë me një sigurim.

Sigurimi tepër i zellshëm u përpoq të lëvizte lojtarët e Man Unitedit, gjë që nuk u prit mirë nga mesfushori portugez.

Ai e shfryu zemërimin e tij duke e shtyrë sigurimin dhe Alex Telles vuri re këtë konfrontim, duke e tërhequr bashkëlojtarin.

Përplasja mes sigurimit dhe Fernandes nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale.

Një fans tha: “Bruno duke u kapur me sigurimin”.

Një i dyti komentoi: “Bruno ishte gati të godiste me kokë atë sigurim, pasi i largoi ata nga festimi. Më pëlqen zemërimi i tij”.

Një i tretë shtoi: “Në këta sekonda në këtë video, çfarë dreqin po përpiqet të arrijë personi i sigurisë? Lëreni MU të festojë, pastaj ata do të kthehen në fushë dhe do të rifillojnë lojën”.

Manchester United mori një pikë në fund, pasi Chelsea i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Jorginhos që realizoi nga penalltia.

Related posts

Me golin spektakolar të Brojës, Shqipëria merr tre pikë të arta ndaj Hungarisë

D V

Gjyqtari Serra në lot dhe i tronditur pas gabimeve trashanike në ndeshjen Milan-Spezia

D V

Nico dhe Gavi me kontrata profesionale te Barcelona qysh në janar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More