Agjencia Zhurnal.mk.

Deri tani janë dhënë mbi 13.000 letërnjoftime të reja

Shkup, 26 gusht – Dhënia e letërnjoftimeve të reja zhvillohet normalisht dhe deri tani janë dhënë 13.000 nga këto dokumente personale, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

“Dhënia zhvillohet normalisht, janë shtypur më shumë se 13 mijë deri tani, punohet, ashtuqë presim më së shumti dy javë të zgjat i tërë procesi i atyre që praktikisht prisnin në miratim dhe shtypje, por nëse arrijmë ta përshpejtojmë atë proces edhe atë do ta bëjmë. Ne jemi në angazhim të vazhdueshëm të të punësuarve dhe sipas mënyrës së re të punës, ashtuqë do të bëjmë gjithçka që mundet sa më shpejtë të marrin edhe ata njerëz që kanë pritur në miratim, por edhe rregullisht të vazhdojë dhënia e letërnjoftimeve reja”, ka thënë Spasovski në pyetjen e gazetarëve lidhur me tejkalimin e problemit që e kanë rreth 40 000 qytetarë me letërnjoftime me afat të skaduar për shkak të bllokimit të Ligjit të ri për letërnjoftime nga ana e “Të Majtës” me një numër të madh amendamentesh.

I pyetur lidhur më atë deri ku është hetimi për pasaportat ilegale, Spasovski ka thënë se hetimi është zgjeruar.

“E dini se një pjesë e hetimeve ka përfunduar, atje tashmë kemi njerëz të arrestuar ku u janë shqiptuar aktvendime të shkallës së parë. Hetimi është zgjeruar, punohet tashmë në pjesën e dytë të hetimit, në zgjerimin, ashtuqë çdo ditë pa dallim nëse është në një apo nivel tjetër në MPB ose jashtë në institucione tjera, kuptohet se do të bartë përgjegjësi. Megjithatë, për çdo detaj kur do të jemi në mundësi të njoftojmë në opinion, atëherë do t’i merrni informacionet në këtë pjesë”, ka thënë Spasovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp me ministrin Bujar Osmani në MPJ.

Për dhënien e targave regjistruese me shenjën e re NMK, ministri Spasovski ka thënë se ata veçmë po jepen konform amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues.

“Ne japim targa që janë me shenjën e re ashtu siç është paraparë dhe ato do të zëvendësohen kur do të vjen momenti. Pra, kemi periudhë prej pesë vitesh që të përfundojë i gjithë zëvendësimi”, ka thënë Spasovski

Related posts

Samit onlajn për tregti me mallrat për konsum të gjërë

Z H

Shilegov: Niveli i PM 10 grimcave në katër vitet e fundit është në ulje të vazhdueshme, ndërsa ndotja në Shkup më nuk është temë kryesore

D V

Deri tani nuk ankesa në KSHZ as për votim as për rezultatet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More