Agjencia Zhurnal.mk.

Deri tani 4 raste me Delta llojin e korona virusit në Maqedoni

Shkup, 6 korrik – Gjatë ditës së djeshme është vërtetuar rasti i katërt i të infektuarve me llojin delta të koronavirusit në shtetin tonë, ndërsa katër persona të tjerë janë të dyshimtë. I saporegjistruari me variantin indian trajtohet në spitalin në Veles dhe është me pasqyrë të lehtë klinike. Nga katër personat e dyshimtë me llojin delta, njëri është në gjendje të keqe shëndetësore, gjendet në aparat respirator, ndërsa tre persona janë me pasqyrë stabile klinike, ka informuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

 

Për katër pacientët e dyshimtë, deri në mbrëmje do të kuptohet nëse janë infektuar me variantin indian të virusit ose jo.

“Skriningu, i cili bëhet në testet e Institutit për Shëndet Publik laboratoria e ASHAM, e përjashton variantin britanik të virusit. Që do të thotë, gjithkund ku do të tregohet se nuk është varianti britanik, bëhet sekuencionimi që të konfirmohet prania e llojit indian”, kumtoi Filipçe i cili tha se raste e të sapoinfektuarve nuk janë të lidhura në mënyrë epidemiologjike me të tjerat.

Ai potencoi se për momentin nuk ka presion në spitale, as për kontrolle. Prej sot në spitalin në Manastir nuk trajtohet asnjë pacient, ndërsa në Ohër vetëm edhe një person”, njoftoi Filipçe.

Ministri edhe njëherë e theksoi qëndrimin e Komisionit për Sëmundje Infektive se për momentin nuk planifikohen masa në lidhje me mbrojtjen e kufijve nga lloji delta, por përmendi se këto ditë do ta shqyrtojnë edhe njëherë këtë çështje.

Filipçe konsideron se shtetet e rajonit duhet të kenë qasje më të organizuar në lidhje me përhapjen e llojit delta.

“Unë sot dhe nesër do të bisedoj me homologët e vendeve të rajonit, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, në suaza të këtij komunikimi që e hapëm në pjesën e Procesit të Berlinit që të ndërmarrim qëndrime të përbashkëta. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme”, theksoi Filipçe.

Ai potencon se i ndjek hulumtimet lidhur me llojin delta

Related posts

Shpërblehen pjesëtarët e Armatës për punën e dhënë në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Z H

Zaev: Prej kandidatëve varet nëse do të mbështesim ndonjë parti politike në zgjedhje

Z H

Kasami: BESA nuk përçan votën shqiptare, nuk kemi nxjerrë kandidatë në Kërçovë e Bërvenicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More