Agjencia Zhurnal.mk.

Deri sot dy doza të vaksinave i kanë pranuar vetëm 45% e qytetarëve

Shkup, 19 tetor – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.475 doza vaksina, prej të cilëve 917 si dozë e parë, 2.509 janë rivaksinuar, ndërsa 49 qytetarë kanë marrë dozë të tretë të vaksinës. Përfundimisht me 18 tetorin, gjithsej janë vaksinuar 799.762 qytetarë, janë rivaksinuar 763.031, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 1.197 qytetarë.

 

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, 54 për qind nga qytetarët mbi moshën 40-vjeçare janë rivakisnuar, ndërsa 33 për qind nga popullata prej 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja e vaksinimit me një dozë të vaksinës, në popullatën e rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 45 për qind të qytetarëve mbi 18 vjeçarë. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind nga tërë popullata në vendin tonë është vaksinuar, ndërsa 35 për qind nga popullata në shtet kanë marrë dy doza të vaksinës.

Related posts

Tasulas dhe Xhaferi me gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit dhe komunikimit

Z H

12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular në Tetovë

N E

Borisov: Të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë për momentin e urrejnë Bullgarinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More