Agjencia Zhurnal.mk.

Deri në orën 16 u dorëzuan 10 ankesa për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa deri në orën 16 ka pranuar 10 ankesa në lidhje me procesin zgjedhor.

 

Sot më 14 nëntor qytetarët e Kosovës po votojnë për të zgjedhur kryetarët e 21 komunave.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 24 për qind e votuesve

Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së tha për Radion Evropa e Lirë se ankesat kryesisht janë bërë nga partitë politike.

“Gjatë ditës janë pranuar 10 ankesa. Krejtësisht janë nga partitë”, tha Desku.

Desku ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme (13 nëntor), gjatë heshtjes zgjedhore ishin pranuar 2 ankesa.

Sipas KQZ-së, të drejtë vote në këtë rund zgjedhjesh kanë 1,260,571 qytetarë dhe ata do të mund të votojnë në 575 qendra votimi me 1,638 vendvotime.

Vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbyllen në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar përmes postës 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga votuesit që jetojnë jashtë Kosovës.

Komunat në të cilat po zhvillohet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale janë: Gjakova, Gllogovi, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Rundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje përballet në 12 komuna në rundin e balotazhit.

Lidhja Demokratike e Kosovës në rundin e dytë garon në nëntë komuna.

Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës garon në pesë komuna.

Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate zhvillojnë gara në nga një komunë, ndërkaq, në komunën e banuar me shumicë serbe, Kllokot, në garë do të jenë Lista Serbe dhe GI SNS.

Të gjitha lajmet në lidhje me rundin e dytë të zgjedhjeve lokale mund t’i ndiqni në këtë link.

Related posts

Kurti për Ballkanin e Hapur: Do të mbështesim nisma në të cilat nga fillimi është e përfshirë BE-ja

D V

I vjedhet çanta e krahut një personi në Kosovoë duke qëndruar në një lokal

N E

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, BSPK: Po rëndohet gjendja sociale e punëtorëve, kërkojmë rritjen e pagës minimale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More