Shkup, 26 nëntor – Autobusi i djegur i besa Trans i cili u dogj dhe nuk ka patur licencë për udhëtim, në dy vitet e fundit 135 herë e ka lëshuar shtetin duke kryer transporte me udhëtarë, informon Zhurnal.
Këtë informatë e dha vet Ministria e Punëve të Brendshme për Fokus.
“Është evidentuar se në vitin 2020 i njejti në 22 raste ka realizuar hyrje-dalje nga shteti, derisa në vitin 2021 ka realizuar 113 të tilla”, thonë nga MPB.
Nga atje sqarojnë se Reparti për punë kufitare dhe migrim në MPB nuk është kompetente të kontrollojë licencat për transport të udhëtarëve në vendkalimet kufitare.
“Kjo është kompetencë e Doganës dhe Inspektoratit Shtetëror për Transport”, shtojnë nga MPB.
Sot nga Ministria e Transportit sqaruan se autobusi e ka kaluar kufirin me licencë të një autobusi tjetër.//Zhurnal.mk