Shkup, 25 tetor – Deri në fund të vitit 2021, Shkupi do të ketë edhe katër destinacione të reja për avio fluturim, informon Zhurnal.
Nga paralajmërimet e kompanive, e dimë se do të kemi katër destinacione të reja nga Aeroporti në Shkup, thotë për MIA-n, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni – Metin Batak.
Orari dimëror i fluturimeve do të fillojë nga fundi i këtij muaji, për momentin siç thotë Batak, është në përgatitje dhe së shpejti do të tregohet saktë në sa destinacione do të fluturohet nga fundi i tetorit deri në fund të marsit vitin 2022.
Fluturime nga Shkupi në Bolonjë, Torino dhe Bilund ndërsa EasyJet ka hapur destinacion të ri nga Zheneva në Shkup. Së bashku me destinaconet e lartëpërmendura të Wizzair nga Shkupi, në dhjetor 2021 aviokompania hungareze do të hapë dhe avio linjë nga aeroporti i Ohrit deri në Fridrihschafen të Gjermanisë.//Zhurnal.mk