Agjencia Zhurnal.mk.

Deri në 870 euro shpenzime për derivate – këshilltari i Kurtit thotë se duhet sqaruar dhe ndalur këtë praktikë

Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ulaj tha se pret reflektim nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me këtë çështje.

Sipas tij shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.

“Shumë nga ne që në Lëvizjen Vetëvendosje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga Grupi Parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, tha Ulaj.

Reagimi i tij erdhi pasi të enjten është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante.

Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë marrë deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni, deri në 870 euro për dy muaj.

Shumë nga ne qe në Levizje jemi për parime dhe ndaljen e të kqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson!Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur!

Posted by Jusuf Ulaj on Thursday, February 3, 2022

Related posts

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

D V

Ngrohtë dhe me diell 

D V

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy