Agjencia Zhurnal.mk.

Derbi i Ligës së Parë, te Ferizaj po punohet për rezultat pozitiv

Ramiz Sadiku i Prishtinës është lider në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

“Ndërtimtarët” kryesojnë me 19 pikë, dy më shumë se Ferizaj në vend të tretë.

Të dielën (13.00) në Prishtinë ballafaqohen Ramiz Sadiku dhe Ferizaj në kuadër të javës së 11-të.

Ferizaj me kryetrajnerin Arbnor Morina përgatiten për fitore. Morina ka recetën e triumfit!

“Sot skuadra jonë në orët e hershme të mëngjesit ka vazhduar stërvitjet e radhës para duelit ndaj Ramiz Sadikut, ndeshje e cila zhvillohet të dielën në Prishtinë.

Stërvitjet kanë përfunduar me sukses dhe sipas planit, edhe pse në një mot të ftohët e me mjegull atmosfera brenda grupit të futbollistëve është fantastike.

Trajneri Arbnor Morina me stafin e tij është duke e përgaditur maksimalisht skuadrën tonë për ndeshjen e radhes, e cila do të jetë shumë interesante pasi qe Ramiz Sadiku është momentalisht lidere në ligën e parë”, njoffton FC Ferizaj.

Related posts

VMRO-DPMNE paralajmëron doktrinë të re dhe ndryshime kadrovike pas Kongresit të 12 dhjetorit

Z.H

Tiranën e kap ankthi për trajnerin, Orges Shehit i vjen oferta interesante nga Kosova

Redaksia

Prezantohet Klubi i ri për miqësi bullgare-maqedonase, qëllimi është respektimi reciprok dhe dialogu i sinqertë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More