Agjencia Zhurnal.mk.

Deputeti më i ri ukrainas: I mbijetuam Stalinit, sigurisht se edhe Putinit

Sviatoslav Yurash, deputeti më i ri në parlamentin e Ukrainës, ka thënë për CNN se ai dhe bashkëkombësit e tij janë të vendosur të vazhdojnë të luftojnë agresionin rus në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që mendoj se do të mbijetojnë çfarëdo që na vjen”, tha ai nga Kievi.

“Kemi pasur një histori tragjike dhe ishim të pafat. Nëse i kemi mbijetuar Stalinit, sigurisht se do t’i mbijetojmë edhe Putinit”, shtoi Yurash.

Ky deputet ukrainas thotë se lufta në Kiev ua ka ndryshuar jetën banorëve, pasi që janë të bashkuar si kurrë më parë kundër sulmeve ruse. 

Related posts

Moldavia: Raketat ruse që goditën Ukrainën kaluan përmes hapësirës sonë ajrore

Xh M

BE ndan 300 miliardë euro për ta sfiduar ndikimin e projektit “Një brez, një rrugë”

N E

Dhjetëra njerëz të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More