Agjencia Zhurnal.mk.

Deputetët shqiptarë më pasiv në Kuvend, problemet e shqiptareve mbesin akoma aktive!

Shkup, 29 mars – Sipas një hulumtimi të realizuar prej dhjetë deputetëve që kanë folur më shumë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë që të gjithë maqedonas. Dhe, kjo sigurisht që nuk duhet të kalojë në heshtje pasi bëhet fjalë për një fakt real e për këtë “fajtorë” janë qytetarët që kanë dërguar këta përfaqësues që zëri nuk u dëgjohet. Hulumtimi ka nxjerrë dhjetë përfaqësues të popullit që kanë diskutuar më gjatë gjashtë muajve të fundit. Për çudi asnjë shqiptar nuk është në këtë list, ndonëse shqiptarët përballen me shumë probleme në Maqedoninë e Veriut, kjo nuk i bren aspak deputetët shqiptarë që ta ngrisin zërin, të dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre në Kuvend. Tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm sepse me dorën e tyre dërgojnë deputetë të atillë në Kuvend që pos ngritjes së dorës për të votuar në mënyrë mekanike nuk bëjnë gjë tjetër, shkruan Zhurnal.

Në mesin e dhjetë deputetëve që kanë diskutuar më shumë, asnjë shqiptar

Sipas një hulumtimi dhjetë deputetët që kanë folur më shumë në Parlamentin e Maqedonisë janë maqedonas. Hulumtimi ka nxjerrë dhjetë përfaqësues të popullit që kanë diskutuar më gjatë gjashtë muajve të fundit. Për çudi asnjë shqiptar nuk është në këtë top list, ndonëse shqiptarët përballen me shumë probleme në Maqedoninë e Veriut.

Rezultatet e këtij hulumtimi duhet t’i shërbejnë qytetarëve për ta bërë vlerësimin e duhur se kush prej kandidatëve duhet të ulet në Kuvend. Sepse, ka prej tyre që po u ulen nuk ngrihen më as për ta marrë fjalën, as për të propozuar diç të re, as për të kundërshtuar. Pra, janë por reflektojnë sikur mos të jenë fare. 

E kjo nuk duhet të kalojë pa ndëshkueshmëri, sepse nuk mundesh të keqpërdorësh vullnetin e popullit e besimin e dhënë. Kur të jepet mundësia të jepet besimi e përgjegjësia duhet të punohet me përkushtim maksimal e jo të bëhet veprim katastrofal të mos u dëgjohet zëri. 

Dyfish të diskriminuar shqiptarët e Velesit dhe Prilepit – 

Shqiptarët që jetojnë në zona të Maqedonisë se Veriut ku nuk janë mbi 20 përqind e ku nuk gëzojnë të drejta kolektive si të tjerët, janë dyfish të diskriminuar. Ata nuk kanë mbështetje as institucionet lokale që drejtohen nga maqedonas por as nga partitë shqiptare. Rasti i Çashkës, ku kishte protesta për mësimin e gjuhës shqipe është një rast ti tillë.
Këto vlerësime i dhanë profesori universitar Murat Aliu i cili nga është nga zona e Prilepit dhe Avni Tahiri, gazetar që është nga Velesi.

Ata flisnin në kuadër të emisionit Programi 200, që transmetohet sot në ora 18:00. Edhe Aliu edhe Tahiri thonë politika për interesa të tyre ka nxitur ndër vite edhe tensione ndër etnike si ndaj tyre tregohet vëmendje vetëm kur partitë bëjnë pazare politike në kohë zgjedhjesh.

Kujtojmë që, edhe përkundër këtij diskriminimi të dyfishtë sërish deputetët shqiptarë janë pa zë në Kuvend. 

Shkollat shqipe po zbrazen, qytetarët në kërkim të një jete më të mirë, por kjo nuk u pengon deputetëve shqiptarë që të vazhdojë të jenë të heshtur–

Vetëm për tre muaj nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, 60 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje për t’u larguar nga vendi, ndërsa 40 nxënës të shkollave të mesme, kanë marrë fletëshpërngulje për arsye të bashkimit familjar jashtë vendit, 95 % e nxënësve janë larguar në Gjermani, ndërsa një pjesë tjetër edhe në shtete tjera.

Përveç shkollave të Gostivarit edhe shkollat e komunës së Tetovës përballën me rënie të numrit të nxënësve shkaku i bashkimit familjarë në shtetet Evropiane.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, nga 12 shkollat fillore të Tetovës, fletëshpërngulje kanë marrë 128 nxënës dhe nga pesë shkolla të mesme të kësaj komune 31 nxënës janë shpërngulur jashtë shtetit. Për vetëm tre muaj nga katër shkolla fillore në Tetovë, 99 nxënës janë çregjistruar shkaku i shpërnguljes jashtë vendit.

Përveç dy shkollave fillore në Tetovë në të gjitha shkollat tjera ka çregjistrim të nxënësve shkaku i largimit jashtë vendit. Përveç shkollave në komunat më të madhe edhe ato të komunave më të vogla po zbrazen gradualisht. Nga 7 shkolla fillore dhe 4 të mesme të Komunës së Velesit nga fillimi i vitit shkollor e deri tani janë çregjistruar 41 nxënës, kërkesat kryesisht kanë qenë për bashkim familjar jashtë vendit në shtete të ndryshme.

Në komunën e Zhelinës, nga gjashtë shkollat qendrore dhe 11 shkolla periferike vetëm në këtë tremujor janë çregjistruar 47 nxënës të cilët kryesisht kanë bërë bashkim familjar në Gjermani, Zvicër, Itali dhe një në shtetin e Norvegjisë. Numri total i nxënësve në Komunën e Zhelinës është ulur ndjeshëm dhe tani më kanë mbetur 2407 nxënës, ka raportuar televizioni Alsat.

Kujtojmë që, sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022.

Shkollat shqiptare po boshadisen gjithandej, kryesisht në numër më të madh dhe shqetësues, nga Tetova, Kumanova, Likova, Gostivar, Kërçovë, Dollnen, Veles, si dhe nga kryeqyteti Shkup. Në një deklaratë për KlanM profesori universitar Fati Iseni ka sjellë disa shifra konkrete të cilat tregojnë në mënyrë të qartë numrin e nxënësve që sot mungojnë.

“Nëse në vitin 2006-2007 në nivel shtetëror kishim 228.207 nxënës në vitin 2020-2021 kemi 185.925 nxënës. Do të thotë në nivel shtetëror kemi rënie për 44 mijë e 282 nxënës. Kjo do të thotë se një qytet i tërë na mungon në shkolla fillore apo 18,5% jashtëzakonisht shifër e lartë” ka thënë Fati Iseni, profesor universitar.

Pasiguri e madhe, besimi i ulët në gjyqësi, institucionet e papërgjegjshme që nuk janë fare në shërbim të qytetarëve, mungesa e meritokacisë, papunësia, zhvillimi i dobët ekonomik, krizë gjithandej, këto janë shkaqet kryesore që të rinjtë dëshpërohen deri në palcë dhe vendosin që këtë dëshpërim ta ngushëllojnë me largim nga vendi. Sepse, në të kundërtën nuk kanë fuqi t’ia dalin dot me këtë sistem të vjetruar që nuk prodhon perspektivë dhe kushte normale për jetesë. Por, edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive për qytetarët shqiptarë në vend deputetët zgjedhin rrugën e heshtjes. /Zhurnal.mk

Related posts

OSBE/ODIHR do t’i shpallë vlerësimet e para për zgjedhjet

D V

Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna, Pendarovski në tre, Osmani në 15, Taravari dhe Dimitrievski në një komunë

D V

Dimitrievski fitoi në Kumanovë, Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, ndërsa Jakimovski humbi në Karposh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky