Agjencia Zhurnal.mk.

Deputetët po diskutojnë për propozim buxhetin, ASH nuk e mbështetë

Shkup, 13 dhjetor – Deputetët sot për të tretën ditë po diskutojnë për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2022. Pjesa e paradites kaloi në akuza të ndërsjellta të pushtetit dhe opozitës për atë nëse ndahen mjaft mjete për arsimin, ndërkaq kritika u bënë për realizimin e dobët të investimeve kapitale. Aleanca për shqiptarët u deklarua se nuk do të japë mbështetje për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.

 

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Propozim-buxheti është tejet voluminoz dhe me të nuk do të përmirësohet jetesa e përditshme e qytetarëve. Propozim-buxheti, siç cekën, nuk do të sjellë asgjë të mirë për shëndetësinë, arsimin dhe socialen.

“Buxheti është kontradiktor vetvetiu, nuk zgjon kurfarë përgjigje të pyetjeve të prekura që e ngarkojnë qytetarin e vendit. Ky buxhet nuk do të sjellë asgjë më mirë në arsim, shëndetësi dhe sociale dhe në asgjë tjetër që i përket jetës së përditshme. Arritët në një vit ta sillni shtetin në tre kriza”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.

Vërejtje e opozitës është edhe ajo që më pak mjete ndahen për ndërtimin e shkollave, ndërsa më shumë për rikonstruime, ndaj çka reagoi deputetja Zhaklina Llazarevska nga LSDM, e cila theksoi se kjo është ashtu sepse analiza që për herë të parë e ka bërë Ministria e Arsimit ka treguar se ka shumë më pak kërkesa nga komunat për ndërtim të shkollave të reja, e shumë nevojë më të madhe për rikonstruim të shkollave.

Nga Aleanca për shqiptarët u deklaruan se nuk do të votojnë sepse, sipas tyre, prioritetet në Propozim-buxhet janë joreale, ka mungesë të transparencës, shqetëson niveli i borxhit publik dhe ekzistojnë arsye për të cilat nuk mund të realizohet shkalla e paraparë e rritjes ekonomike.

“Maqedonia e Veriut është shembull tipik i vendit me mossuksese edhe në realizimin e investimeve kapitale. Bëhet fjalë për parashikime joserioze dhe realizim të dobët të investimeve kapitale. Investimet kapitale të planifikuara për këtë vit kanë realizim prej 60 për qind. Edhe dy javë përfundon ky vit kalendarik, ndërkaq kemi realizim prej 60 për qind”, tha Elmi Aziri nga Aleanca për shqiptarët.

Sipas Azirit, tregues shqetësues është edhe rritja prej 7,4 për qind e shpenzimeve për norma interesi për detyrimin lidhur me vitin 2021 që i bën, siç tha, jo të besueshme insistimet për angazhim serioz për konsolidim fiskal.

Ndaj kësaj reagoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, i cili theksoi se në këtë buxhet ka nivel më të madh të investimeve kapitale dhe me të do të përfshihen të gjitha prioritetet për periudhën e ardhshme. Lidhur me konsolidimin financiar tha se janë sjellë të gjitha dokumentet të cilat janë në drejtim të qëndrueshmërisë fiskale dhe në të cilat janë paraparë masa për rritje ekonomike.

Mbledhja vazhdon në 16:30 pas pauzës së rregullt prej një ore. Debati për buxhetin në mbledhje plenare zjgatë pesë ditë.

Related posts

Forum i shoqërisë qytetare të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup

D V

Policia serbe arreston tre shtetas të Maqedonisë dhe i incizon (VIDEO)

I Z

Arsovska: Nuk kemi marrëveshje me ASh-AAA për ndërmarrjet publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More