Agjencia Zhurnal.mk.

Deputetët në pauzë, kthehen në ora 15:30

Shkup, 15 janar – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re.

 

Në kuadër të saj, mandatari për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski shpalosi programin e Qeverisë.

Mbajtja e të rinjve në vend, mbështetja e qytetarëve dhe biznesit për të përballur pasojat e shkaktuara nga pandemia Kovid-19, ndihma për qytetarët për t’u ballafaquar me rritjen shok të çmimeve, rritja e pensioneve dhe pagës minimale, janë disa nga pikat në të cilat do të përqëndrohet Qeveria e re sipas Kovaçevskit.

Prioritet, siç tha ai, mbetet kriza energjetike, transmeton TV21.

Pas fjalimit të tij, opozita doli me kritika.

VMRO-DPMNE insiston në zgjedhje parlamentare, pasi siç tha deputeti i saj, Aleksandar Nikollovski kjo nuk është Qeveri e re, por vazhdim i paraprakes dhe se ballafaqimi duhej të ishte në popull.

Ka reaguar edhe opozita shqiptare. Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët e “këshilloi” Kovaçevskin të punojë për rikthimin e besimit në Qeveri, pasi siç tha, kjo i mungon Qeverisë së re e cila në përbërje ka ministra që nuk bartën përgjegjësi për krime dhe dështimet e tyre.

Reaguan nga BDI. Deputetja Arta Bilalli Zendeli tha se ministrat e BDI-së vazhdojnë, pasi morën mbështetje nga populli në zgjedhje lokale.

Related posts

Arifi: Ushqim falas do të ketë për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën

D V

Hiqet ndalesa për kamionë përmes Gjavatës dhe Mavrovë-Dibër

Z H

Karellson: Estonia mund të ndihmojë për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e përvojës së tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More