Agjencia Zhurnal.mk.

Deputetët e Knesetit dhanë betimin

Deputetët nga përbërja e re e Parlamentit të Izraelit e dhanë betimin sot, pas katër vitesh bllokim politik, në të cilin u mbajtën pesë zgjedhje parlamentare.

 

Nga 120 deputetët e Knesetit, 64 mbështetën liderin e partisë konservatore Likud, Benjamin Netanjahu, për një mandat pas 14 muajsh në opozitë.

Netanjahu po negocion një koalicion të ri qeverisës me partitë hebreje ultra të djathta dhe ultra-ortodokse.

Edhe pse Netanjahu dënohet për korrupsion, ai siguroi një shumicë në Parlament me partitë fetare Shas, Tora e Bashkuar, Judaizmi dhe aleanca e Sionizmit Fetar.

Presidenti i Izraelit, Isak Hercog, apeloi për unitet kombëtar në seancën e sotme solemne të Kneset-it.

Ai u bëri thirrje ligjvënësve të mbrojnë të drejtat e pakicave të Izraelit, të cilët kanë frikë se koalicioni i ri qeverisës do të përbëhet kryesisht nga burra, fetarë dhe të djathtë dhe se do të zhbëjë arritjet e paraardhësve të tij në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBT, mjedisin, mbrojtjen dhe financimin e popullsisë arabe.

Ka vetëm 29 gra dhe 10 përfaqësues arabë në Kneset-in e ri të 25-të, që është numri më i ulët në dy dekadat e fundit.

Related posts

Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

D V

SHBA po mbron Europën me super-aeroplanmbajtësen ‘USS Bush’

Xh M

Administrata e Bajdenit përpiqet për normalizimin e furnizimit me qumësht artificial për foshnje

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More