Agjencia Zhurnal.mk.

Deputetët debatojnë për zvogëlimin e TVSH-së për rrymën

Shkup, 15 korrik – Në suaza të seancës së 45-të, Kuvendi pasdite filloi me debat për ndryshimet e Ligjit të vlerës së shtuar, me të cilin propozohet zvogëlimi i shkallës prej 18 në 5 për qind për fitimin dhe importin e rrymës për amvisëritë në periudhën nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri më 30 qershor të vitit 2022 si dhe tatimim me shkallë tatimore prej 10 për qind për fitimin dhe importin e rrymës për amvisëritë në periudhën nga 1 korriku i vitit 2022 deri më 30 qershor të vitit 2023.

 

Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE-së tha se opozita do ta mbështesë ligjin, por ka kritikuar se pushteti nuk i ka pranuar amendamentet e tyre, dhe se megjithëse taksa po zvogëlohet, nuk zvogëlohet çmimi i rrymës.

“Ky është tatim i zvogëluar, por nuk e zvogëlon çmimin e fakturave për qytetarët. Dhe kjo është çështje shumë relative. Kjo Qeveri nga fillimi i mandatit të saj punon në rritjen e tatimeve, akcizave të rritura, tatim i rritur i pronës, paralajmërim për rritje shtesë të akcizave”, tha Mucunski.

Sipas tij, në lidhje me atë që këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me kompanitë, për çka ishte refuzuar amendamenti i VMRO-DPMNE-së, çdo përfaqësues i bashkësisë ekonomike do të thotë se për shkak të likuiditetit të tyre do t’u përgjigjet në këto kohë të rënda ekonomike dhe për to të ishte zvogëluar shkalla e TVSH-së për rrymën.

“Është mirë që po e bëjmë këtë, ana e keqe është se mbetet vonë, që qytetarët këtë muaj do të marrin faktura më të larta për shkak të punës së papërgjegjshme dhe parashikimit jo në kohë të asaj që ndodh në treg. Deri për Vitin e Ri qytetarët sërish do të përballen edhe me faktura më të larta”, tha Mucunski.

Panço Minov deputet i LSDM-së, tha se ka shumë argumente kundër pohimit të deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja se këto ndryshime janë jo të plota dhe se nuk lidhen me punën e MEPSO-s dhe EVN-së.

“Që kur u bëra deputet, ka qenë angazhimi im për një kohë të gjatë në të gjitha ligjet fiskale dhe në çdo debat të buxhetit të përpiqem për uljen e taksave. Ky është kriteri themelor për punë cilësore të Qeverisë dhe të Parlamentit. Me këtë ligj ne kemi për herë të parë zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike dhe atë duhet ta promovojmë dhe ta përshëndesim dhe plotësisht si Parlament ta miratojmë”, theksoi Minov.

Minov tha se nuk është i saktë pohimi se kompanitë janë dëmtuar me këtë vendim, por që TVSH-ja u kthehet kompanive. Dhe ai dërgoi kërkesë të ndryshohet vendimi i zvogëluar i TVSH-së të mos bëhet deri vitin e ardhshëm.

Debati për zvogëlim të TVSH-së do të vazhdojë pas pushimit prej një ore.

Related posts

Aktivitete të Kryqit të Kuq-Tetovë për pensionistë dhe nxënës

Z H

MPB: Në Shkup janë shqiptuar 168 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut

N E

Zvogëlohet dënimi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Vlladimir Pançevski

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More