Shkup, 2 dhjetor – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot për drejtor të ri në NP “Deponia Drislla” e ka emëruar Jane Micevskin, i cili është ekonomist i diplomuar, me përvojë disa vjeçare në pozita udhëheqëse, informon Zhurnal.
Nga kjo ndërmarje si drejtor u shkarkua Kosta Naçevski dhe në vend të tij vjen Micevski.
Micevski përndryshe ishte bartës liste në listën e këshillit në komunën e Sopishtes.//Zhurnal.mk