Agjencia Zhurnal.mk.

Dënohet me burg qytetari që goditi Macronin

Botë, 10 qershor 2021 – Shtetasi francez, Damien Tarel, i cili goditi me shuplakë në fytyrë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, u dënua me katër muaj burgim.

 

Dënimi u shqiptua të enjten në një gjykatë në qytetin Valence, dy ditë pas incidentit.

Macron po takonte qytetarët gjatë vizitës në një qytet në jug të Francës, kur u godit nga 28-vjeçari.

Tarel u përball me akuzën për sulm ndaj një zyrtari publik – vepër kjo që bart dënimin maksimal prej tre vjetësh burgim dhe një gjobë prej 45,000 eurosh.

Tarel e përshrkoi veten si simpatizant të krahut të djathtë.

Ai tha në gjykatë se sulmi ishte impulsiv dhe i nxitur nga besimi i tij se Macron “përfaqëson rënien e vendit tonë”.

Macron nuk e komentoi gjyqin, por tha se “asgjë nuk e justifikon dhunën në një shoqëri demokratike – kurrë”.

Një person tjetër i arrestuar në përleshjen që pasoi shuplakën, do të gjykohet në një datë të mëvonshme për armëmbajtje pa leje.

Related posts

71 milionë më shumë të varfër në botë që prej muajit mars

Xh M

Hungaria miratoi një rezolutë që i bën thirrje BE-së të njohë “rrënjët e krishtera të Europës”

Xh M

Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e tretë të bisedimeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More