Agjencia Zhurnal.mk.

Dënohet me 600 euro gjobë Zafir Berisha pasi pranoi se kanosi kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Zafir Berisha duke e dënuar me 600 euro gjobë se ka kanosur përmes telefonit kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ish-deputeti Berisha ka deklaruar se pranon fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohet.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren më 18 korrik 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Zafir Berisha për veprën penale të “Kanosjes”, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, më 23 qershor 2022, në ora 18:27, në Prizren i akuzuari Berisha me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare, ku përmes telefonit i dërgon sms të dëmtuarit Shaqir Totaj me përmbajtjen “Do gjëra është dasht me koh mi sqaru jo tash mu sjell “ kalova lumin …. spom duhet kali”, se jeta është me e gjate se sa pe llogarit”.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Berisha tek i dëmtuari Totaj kishte dërguar sërish sms përmes telefonit më 24 qershor 2022, në ora 18:56, me përmbajtjen “me kan than qe je pis dhe i paftyr po skam besu sot ma vërtetove, ti po mendon qe me ke përdor si salvet një perdorimshe po dije pa ti q* r*** met ngre zhag neper Prizren nuk e prishi koalicionin si pot mesij mercenaret e vv dhe hajnat qe i ki i ke afër, dije këtë”.

Me këto veprime, sipas aktakuzës tek i dëmtuari Totaj ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën e tij, me çka akuzohet se ka kryer veprën penale të “Kanosjes” nga neni 181, par.3 lidhur me par.2 të KPRK-së, vepër kjo e sanksionuar me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Related posts

Peci: Prapa tubimit të përkrahjes së Putinit në Beograd qëndron Vuçiqi

D V

Kurti sqarohet për “fantazinë” dhe qytetarët që s’kanë ditur sa paguajnë rrymë

D V

15 qenë endacak sulmojnë mjeken nga Prishtina, shtrihet në QKUK

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More