Agjencia Zhurnal.mk.

Dënohen 159 shoferë në Shkup, 60 për vozitje të shpejtë

Shkup, 23 mars – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në sferën e komunikacionit me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 60 sanksione.

 

Sipas MPB-së, në mesin e sanksioneve, 11 janë për vozitje pa patentë shofer, tre për mospërdorim të rripit të sigurimit. Janë shqiptuar tri masa për përdorimin e celularit, katër për shofer fillestar, dhjetë sanksione për automjete të paregjistruara dhe shtatë masa për foli të vendosura të pa certifikuara – xhama të errësuar.

Aksionet e përforcuara kontrolluese po vazhdojnë, paralajmërojnë nga MPB dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për respektimin e rregullave në komunikacion për rritje të sigurisë në komunikacion dhe rrugë më të sigurta.

Related posts

FSK largon 70 copa të minave në një pyll në Gjakovë

D V

18 vjeçari nga Gostivari dyshohet për përdhunim të një vajze minorene

Z.H

Një person e humbi jetën në një aksident në autostradën Shkup – Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More